TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Kurti: T’i nderojmë personat me autizëm duke u ofruar mbështetjen dhe kujdesin që u nevojitet

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
​Kurti: T’i nderojmë personat me autizëm duke u ofruar mbështetjen dhe kujdesin që u nevojitet

I pari i ekzuekutivit këto komente i bëri në ngjarjen e organizuar nga Asociacioni Nacional i Autizmit në Kosovë në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Autizmit.

Në një komunikatë për media bëhet e ditur se Kurti ka thënë se do të mundësojnë pjesëmarrjen efektive në klasë, ndërsa klasa gjithëpërfshirëse do të funksionojë për të arritur potencialin e të gjithëve pa dallim.

“Sot, pra e nderojmë diversitetin duke nderuar njerëzit me autizëm. Duhet t’i nderojmë çdo ditë me angazhimin dhe ndërveprimin tonë që t’u ofrojmë mbështetjen dhe kujdesin që u nevojitet, t’ua përmirësojmë cilësinë e jetës. Për të jetuar të pavarur, duke qenë bashkëpjesëmarrës në shoqëri. Për të shtuar ndjenjën e përkatësisë, për jetë me dinjitet edhe me plot mundësi”, ka thënë Kurti.

Kurti theksoi se ndërgjegjësimin në rritje duhet përkthyer në rritje të veprimit dhe të punës së përbashkët për të adresuar sfidat e shumta. E kjo sipas tij, bëhet duke filluar nga ndërgjegjësimi mbi rëndësinë e diagnostikimit dhe të ndërhyrjes së hershme.

“Dëshmitë shkencore tregojnë se ndërhyrja e hershme çon në rezultate pozitive të mëvonshme në jetë, për njerëzit me autizëm. Kjo ditë le të na shërbejë për të rritur dhe shtuar njohuritë për autizmin, e për të ndryshuar botëkuptimet. Por edhe për të njohur e nderuar talentet dhe aftësitë unike të personave me autizëm, si anëtarë të çmuar të shoqërisë sonë”, shtoi ai.

Vitin 2022 Qeveria e Kosovës ua ka kushtuar personave me nevoja të veçanta.

Kryeministri Kurti ritheksoi përkushtimin e Qeverisë për të punuar bashkë me institucionet dhe organizatat partnere.

“Bashkë me organizatat partnere, prindërit e familjet, do të shtojmë angazhimin për të ndërmarrë hapa konkretë për tejkalimin e barrierave sistematike me të cilat përballen njerëzit me autizëm në jetën e tyre të përditshme. Për të shtuar mbështetjen për personat me autizëm, në aspektin e edukimit, ofrimit të shërbimeve sociale e shëndetësore, kujdesit më të mirë, integrimit, solidaritetit e mundësive për avancim”, ka thënë ai.

Kryeministri veçoi “Javën e Diversitetit”, që së shpejti do të organizojnë Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe organizatat partnere, ku fëmijët me autizëm do të shprehin talentin e tyre në garën e vizatimit.

Gjatë këtij viti do të punësohen 100 asistentë në të gjitha komunat e Kosovës, për mbështetjen profesionale të fëmijëve, në mesin e tyre edhe të fëmijëve me autizëm.

Tags: AutizmiJava e Diversitetit
ShareTweet

Postime të ngjashme

AAK aprovon Ardian Gjinin kandidat për kryeministër dhe listën për deputetë

Mësimdhënësja nga Ferizaj dorëzon në polici portofolin me mbi 2 mijë euro

Mësimdhënësja nga Ferizaj dorëzon në polici portofolin me mbi 2 mijë euro

Lladrovci paralajmëron fitore të reja: Drenasi do t’ju dalë kapuç me mangë

Lladrovci: Kreatorët e kësaj fryme s’po i bëjnë shërbim Kosovës, e as partisë

PDK lë jashtë listës Limajn, Muja: Ribashkimet e shpejta politike s’janë të shëndetshme

PDK lë jashtë listës Limajn, Muja: Ribashkimet e shpejta politike s’janë të shëndetshme

AAK aprovon Ardian Gjinin kandidat për kryeministër dhe listën për deputetë

Numri i viktimave nga lufta në Gaza ka tejkaluar 72 mijë, ndërsa sulmet izraelite vazhdojnë

Numri i viktimave nga lufta në Gaza ka tejkaluar 72 mijë, ndërsa sulmet izraelite vazhdojnë

Mësimdhënësja nga Ferizaj dorëzon në polici portofolin me mbi 2 mijë euro

Mësimdhënësja nga Ferizaj dorëzon në polici portofolin me mbi 2 mijë euro

Lladrovci paralajmëron fitore të reja: Drenasi do t’ju dalë kapuç me mangë

Lladrovci: Kreatorët e kësaj fryme s’po i bëjnë shërbim Kosovës, e as partisë

PDK lë jashtë listës Limajn, Muja: Ribashkimet e shpejta politike s’janë të shëndetshme

PDK lë jashtë listës Limajn, Muja: Ribashkimet e shpejta politike s’janë të shëndetshme

Agim Veliut i hapen dyert për t’u kthyer, dega e LDK-së në Podujevë e propozon kandidat për deputet

Agim Veliut i hapen dyert për t’u kthyer, dega e LDK-së në Podujevë e propozon kandidat për deputet

Hamza: Limaj nuk do të jetë pjesë e listës së PDK-së këtë radhë

Hamza: Limaj nuk do të jetë pjesë e listës së PDK-së këtë radhë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën