Janë arrestuar dy persona në Podujevë, të dyshuar për mbajtje në pronësi, kontroll dhe posedim të pa autorizuar të armës.
Policia ka njoftuar se arrestimet janë bërë në dy lokacione të ndryshme, si “një reagim i shpejtë i për parandalimin e ndonjë incidenti”.
Sipas PK-së, rasti i parë ka ndodhur në fshatin Shtedim, ku gjatë një fjalosje mes disa personave, është ekspozuar një armë zjarri, ndërsa rasti i dytë ka ndodhur në fshatin Llaushë ku është gjetur një pushkë automatike.
Sipas njoftimit, thuhet se personat e dyshuar janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Ka qenë reagimi i shpejtë i njësiteve të stacionit policor të Podujevës, ai që ka rezultuar me parandalimin e ndonjë incidenti. Në këtë rast është arrestuar një personi si dhe është sekuestruar e një armë zjarri”, thuhet në njoftim./teve1.info/