TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Prokurorja thotë se ka mospërputhje të dëshmisë së djeshme të dëshmitarit Shala

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Prokurorja thotë se ka mospërputhje të dëshmisë së djeshme të dëshmitarit Shala

Zyra e Prokrurorit të Specializuar (ZPS) përmes prokurores Gaia Pergolo, tha se ka mospërputhje në dëshminë që dëshmitari Mark Shala e ka dhënë të hënën dhe asaj të dhënë më 2019 pranë ZPS-së.
Sipas prokurores Pergolo, mospërputhjet në deklaratat e dëshmitarit Shala janë në përshkrimin që ai ua bën dy takimeve që sipas tij i ka pasur me Pjetër Shalën gjatë periudhës së luftës, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Dje thatë se kur je taku për herë të parë ju tha se donte të shkonte në front dhe që nuk kishte ndërmend të kthej pa përfundu lufta dhe ia dhatë një armë. Herën e dytë je taku në një kafe para përfundimit të luftës. Kemi konstatuar një serë mospërputhjesh mes dëshmisë tuaj dje dhe deklaratës dhënë ZPS-së në vitin 2019”, tha prokurorja.

Kjo pasi dëshmitari dje deklaroi se në takimin që kishte pasur me Pjetër Shalën, ky i fundit i kishte kërkuar armë për t’iu bashkuar luftës, ndërsa prokurorja Pergolo kërkoi shpjegim se pse nuk e ka përmendur një gjë të tillë në deklaratën e vitit 2019.

“Kjo është pjesa ajo që keni deklaru ZPS-së në vitin 2019 fjalën për të akuzuar; shumë pak ka qëndru në Kukës kur jemi ardhë e kam taku tek Ruzhdi Saramati e kam pa vetëm një herë. U largu në drejtim të paditur dhe kam mendu që i ka ndodhë diçka dhe para përfundimit të operacionit “Shigjeta” e kam pa ka thënë du me shku në vijë të parë të frontit, pastaj s’e kam pa, kam dëgju pas përfundimit të operacionit që është kthy në Kosovë dhe nuk e di ku ka shku”, tha prokurorja Pergolo.

Ajo e pyeti nëse mund ta qartësojnë dallimin mes deklaratave të prokurorit me arsyetimin se ka thënë që në vitin 2019 kur e kishte takuar për herë të parë ishte me Ruzhdi Saramatin dhe ai u largua në drejtim të panjohur dhe se nuk ka përmendur se i kishte kërkuar armë.

Kurse, dëshmitari Shala tha se është një keqkuptim, duke thënë se ndoshta është bërë edhe gabim në përkthime.

“Mua po më duket se këtu është një moskuptim apo kuptim i asaj çka kam thënë. Kam thënë se e kam taku dy herë në muajin prill dhe kur jam taku unë në atë kohë ai ka qenë te Ruzhdi Saramati dhe ai u taku me mu jo me Ruzhdinë. Në atë takim e ka kërku një armë, ma nuk e kam pa deri në fund të qershorit, atëherë e kam taku edhe një herë. Ndoshta është bërë gabim në përkthime. E vërteta është që Pjetrin e kam pa dy herë, një herë në muajin prill dhe herën e fundit në qershor pak para mbarimit të luftës”, tha dëshmitari.

Ai tha se pas asaj kohe është larguar dhe se nuk ka thënë që Shala ka shkuar në Kosovë, por që i kishte thënë se do të shkojë në Belgjikë te familja.

Sipas prokurores Pergolo, dëshmitari në vitin 2019 kërkesën e Pjetër Shalës për armë e ka ndërlidhur me takimin e dytë.

“Në vitin 2019 nuk keni thënë që iu është kërkuar një armë dhe ia keni dhënë. Këtë e keni lidhur me takimin e dytë, për të cilin keni thënë ka ndodhë në fund majit dhe qershorit, në fakt përpara përfundimit të operacionit “Shigjeta”, tha prokurorja Pergolo.

Lidhur me atë se çka tha prokurorja, dëshmitari theksoi se Pjetër Shalës nuk iu është dashur arma në mbarim të luftës dhe se ajo iu është kërkuar në takimin e parë.
“Më vjen keq po nuk e di për çka i ka vyte arma në mbarim lufte. Ai armën e ka kërku në takimin e parë. Takimi i fundit ka qenë takim lamtumire. Armën e ka kërkuar në takimin e parë dhe në bazë të fjalëve të tij do të shkonte në vijën e frontit”, tha dëshmitari Shala.

Prokurorja tha se ka mospërputhje edhe me vendndodhjen e të akuzuarit sipas deklaratave që dëshmitari i ka dhënë dje dhe në vitin 2019.

“Pas takimit të parë me ju, i akuzuari u largu në drejtim të panjohur, por dje na thatë se pas atij takimi ishit i bindur 1 milion për qind që ka shku në front, me vonë thatë në drejtimin e 4 Kukës-Morinë-Goruzhub”, tha prokurorja.

Dëshmitari tha se në takimin e dytë që ka kishte pasur me Pjetër Shalën ishte njoftuar se në çfarë drejtimi kishte shkuar.

“E sakta është, por në atë takim nuk me ka tregu saktësisht me ka thënë që do shkojë në front dhe në takimin e dytë ai me ka kallxu se ka shku në atë drejtim”, tha Shala.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Zëri i punëtorëve në protestë – Sektori privat kërkon paga dinjitoze dhe trajtim të barabartë

Zëri i punëtorëve në protestë – Sektori privat kërkon paga dinjitoze dhe trajtim të barabartë

Protestojnë për rritje page punëtorët e “Trafikut Urban”, paralajmërojnë edhe grevë

Protestojnë për rritje page punëtorët e “Trafikut Urban”, paralajmërojnë edhe grevë

KQZ miraton planin – 10 ditë fushatë dhe 10.8 milionë euro për organizim

KQZ miraton planin – 10 ditë fushatë dhe 10.8 milionë euro për organizim

Hukolli: Punëtorët në Kosovë përballen me paga të ulëta dhe kushte të rrezikshme

Guri: Rushiti ishte imponim për t’u zgjedhur presidente, Vjosa Osmani bashkohet me LDK-në

Guri: Rushiti ishte imponim për t’u zgjedhur presidente, Vjosa Osmani bashkohet me LDK-në

Grekët i bëjnë jehonë rezolutës, kongresmenët kërkojnë edhe mbështetjen e Athinës për Kosovën në NATO

Grekët i bëjnë jehonë rezolutës, kongresmenët kërkojnë edhe mbështetjen e Athinës për Kosovën në NATO

​Haradinaj: Propozimi i ri i Kurtit është lojë dhe tallje me qytetarët

Haradinaj: Punëtorët e Kosovës përballen me vështirësi dhe presion ekonomik në rritje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën