TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Në pulla postare guri i Shpumë, guri i Dellocit dhe guri i Plakës

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
​Në pulla postare guri i Shpumë, guri i Dellocit dhe guri i Plakës

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj lëshoi sot në qarkullim postar emisionin “Monumentet natyrore”, ku përfshihen tri pulla postare me imazhet e tri monumenteve natyrore të Republikës së Kosovës, për të cilat janë bartur gojëdhëna, rrëfime legjendash e mitesh ndër breza përgjatë shekujve.

Posta njofton se Guri i Shpumë, gjendet në qytetin antik të Kaçanikut, i cili karakterizohet nga ngjarje të shumta dhe elemente të trashëguara të rëndësisë së veçantë. Pamjeve magjepsëse të Grykës së Kaçanikut në veçanti dhe vlerë të shtuar i jep Guri i Shpumë, vend i preferuar për shumë vizitorë.

“Guri i Dellocit, gjendet në fshatin Delloc të Komunës së Suharekës, me lartësi mbi 1700 metra, me një pamje sa të bukur aq edhe intriguese për identifikimin e kohës së krijimit të tij. Sipas gojëdhënave daton që nga koha e lashtë ilire dhe nga banorët njihet si Guri i Diellit, që sipas studiuesve ka mundur ta ketë rolin e orës diellore, pretendime këto që mbetet t’i konfirmojë shkenca”, thuhet në komunikatë.

Guri i Plakës tërheq vëmendjen me pamjet piktoreske të Komunës së Drenasit. Është monument natyror me karakter gjeo-morfologjik, i vënë nën mbrojtje si aset i trashëgimisë kulturore dhe natyrore të Republikës së Kosovës nga viti 2006. Gurin e Plakës e karakterizon mrekullia mbresëlënëse e kalimit të trenit në mes të tij, duke e shndërruar atë në atraksion prej shumë vizitorësh vendorë dhe të huaj.

Sipas njoftimit, Posta e Kosovës, me këto tri pulla postare promovon pamjet mahnitëse të bukurive natyrore të Kosovës, ndërsa koleksionistët, qytetarët dhe bizneset, tanimë munden t’i blejnë ato që t’i vendosin në dërgesat dhe zarfet e tyre, si kujtime të rralla për më të dashurit e tyre kudo nëpër botë.

Tags: DellocGuri i Plakësguri i Shpumë
ShareTweet

Postime të ngjashme

Në Prizren u mbajt festivali “Akshami i Prizrenit”

Në Prizren u mbajt festivali “Akshami i Prizrenit”

“Dua”, rrëfimi i adoleshencës nën hijen e luftës

“Dua”, rrëfimi i adoleshencës nën hijen e luftës

Promovohet libri “Treni – në kufirin mes tmerrit dhe lirisë”

Promovohet libri “Treni – në kufirin mes tmerrit dhe lirisë”

Vdes në moshën 84-vjeçare aktori i njohur Birçe Hasko

Vdes në moshën 84-vjeçare aktori i njohur Birçe Hasko

Mbi 70% e votave të numëruara, LVV vazhdon të kryesojë

Mbi 70% e votave të numëruara, LVV vazhdon të kryesojë

PDK me rezultat të lartë se në zgjedhjet e kaluara, këto janë rezultatet pas numërimit të 70% të votave

PDK me rezultat të lartë se në zgjedhjet e kaluara, këto janë rezultatet pas numërimit të 70% të votave

Prokuroria: Pesë persona të ndaluar për vepra penale kundër të drejtave të votimit

Prokuroria: Pesë persona të ndaluar për vepra penale kundër të drejtave të votimit

Numërohen mbi 50% të votave, këto janë rezultatet

Numërohen mbi 50% të votave, këto janë rezultatet

Buxhovi: “Rruga e Re” e LDK-së, ideologji majtiste

Mbi 40% e votave të numëruara, LDK e treta më pak se 10 mijë vota larg PDK-së

Ky është rezultati i PDK-së pas numërimit të mbi 40% të votave

Ky është rezultati i PDK-së pas numërimit të mbi 40% të votave

AAK: Kurti ka ndikuar direkt në zgjedhjen e bordeve të KRU-ve

Numërohen më shumë se 40 për qind e votave, ky është rezultati i Aleancës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën