TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Biden: Të dhënat tregojnë se Izraeli s’është fajtor për shpërthimin në spitalin e Gazës

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Biden: Të dhënat tregojnë se Izraeli s’është fajtor për shpërthimin në spitalin e Gazës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha të mërkurën se “të dhënat” tregojnë se Izraeli nuk është përgjegjës për një shpërthim që i la qindra të vdekur në një spital në Rripin e Gazës të martën mbrëma.

I pyetur nga gazetarët gjatë vizitës së tij në Tel Aviv të mërkurën se pse ishte i sigurt se Izraeli nuk qëndron pas kësaj, Biden tha: “Të dhënat që departamenti im i mbrojtjes m’i tregoi”.

Biden e nisi të mërkurën vizitën në Izrael në një përpjekje diplomatike që lufta me Hamasin të mos shndërrohet në një konflikt më të gjerë, një sfidë që është bërë më e vështirë pasi zemërimi u rrit në mbarë Lindjen e Mesme lidhur me shpërthimin në spitalin e Qytetit të Gazës, raporton Rel.

Paraprakisht gjatë takimit me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahun, Biden tha se shpërthimi duket se nuk u shkaktua nga Izraeli.

“Bazuar në atë që kemi parë, duket se [shpërthimi] u krye nga një ekip tjetër, e jo ju”, tha Biden gjatë atij takimi.

Por, presidenti amerikan tha se kishte “shumë njerëz atje” që nuk ishin të sigurt se çfarë e shkaktoi shpërthimin.

Biden tha se SHBA-ja e ka bërë të qartë se qëndron me Izraelin, “por, doja që të vija personalisht ta bëja të qartë këtë”.

Lideri amerikan tha se shteti i tij do të sigurohet që Izraeli të ketë mjetet e duhura për të vazhduar që t’iu përgjigjet sulmeve të militantëve të Hamasit.
“Hamasi nuk përfaqëson popullin palestinez dhe gjithmonë u ka sjellë atyre dhimbje”, tha ai.

Ndërkaq, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, falënderoi SHBA-në për mbështetjen. Po ashtu, ai sërish krahasoi militantët e Hamasit me grupin militant, Shteti Islamik (IS).

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rutte paralajmëron Rusinë: NATO do t’i përgjigjet fuqishëm çdo agresioni ndaj aleatëve

Rutte paralajmëron Rusinë: NATO do t’i përgjigjet fuqishëm çdo agresioni ndaj aleatëve

Irani paralajmëron Evropën: Bashkimi me SHBA dhe Izraelin do të konsiderohet një akt lufte

Irani thotë se ka marrë “pikëpamjet” e SHBA-së përmes Pakistanit dhe po i shqyrton ato

Brukseli konfirmon, Shqipëria merr dritën jeshile nga BE

Brukseli konfirmon, Shqipëria merr dritën jeshile nga BE

10 vende thërrasin diplomatët izraelitë pas videos së ministrit që abuzoi me aktivistët e flotës së Gazës

Revolucion i UEFA-s, ndryshon formati i Nations League dhe kualifikueset e Evropianit

Ferizaj – Dukagjini, finalja e Kupës së Kosovës

Ferizaj – Dukagjini, finalja e Kupës së Kosovës

Mali i Zi shënon 20 vjet nga rikthimi i pavarësisë shtetërore

Mali i Zi shënon 20 vjet nga rikthimi i pavarësisë shtetërore

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën