TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Vitia merr vendim për kompensim të kujdestarisë së specializantëve

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Arben Vitia rikthehet në pozitën e ministrit të Shëndetësisë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka nxjerr vendim për kompensim të kujdestarisë së specializantëve të QKUK-së. Vendim ky që bëri të anulohet protesta e paralajmëruar nga këta të fundit, lidhur me pakënaqësitë e tyre për pagesa.

Ministria e Shëndetësisë, përmes një përgjigje ka thënë se përgatitja e aneks kontratave pritet të finalizohet gjatë kësaj jave, që sipas tyre të adresohet çështja e specializantëve, me vetëfinancim mbështetur në vendimin për kompensim të kujdestarive.

“Me qëllim të adresimit të pagesës së kujdestarive, Ministri i Shëndetësisë ka nxjerr vendim për kompensim, ku kjo çështje do të rregullohet me kontratë. Përgatitja e aneks kontratave pritet të finalizohet gjatë kësaj jave në mënyrë që të adresohet çështja e specializantëve me vetë financim mbështetur në vendimin e lartpërmendur” thotë MSH-ja për KP.

Ndërkaq, përfaqësuesi i specializantëve, Arianit Zajmi ka thënë gjatë ditës se protesta e paralajmëruar për sot (e mërkurë) është anuluar, pas bisedës me ministrin Vitia i cili u kishte thënë se pagesat për kujdestaritë e mbajtura nga muaji shkurt, sipas tij nuk ka ligj që Ministria e Shëndetësisë mund t’i kompensojë ato.

Zajmi shtoi se sa i përket vendimit për të paguar nga 500 euro për vit për specializim, Vitia ka thënë se nëse ekspertët ligjor mund të argumentojnë se një gjë e tillë mund të anulohet apo ndryshohet, do të shikon mundësitë për rishqyrtim.

Po ashtu, lidhur me kërkesën e tyre për kujdestari, Zajmi tha se ministri Vitia u ka premtuar se në fund të muajit tetor apo në fillim të muajit nëntor do t’i pajisini specializantët me aneks kontrata. Ai beson që këto aneks kontrata do të jenë në proporcion me Ligjin e ri të pagave.

Ndërkaq, specializantët protestën e filluan që javën e kaluar, për të vazhduar edhe këtë javë. Kërkesat e tyre kanë të bëjnë me mos pagesën e kujdestarive sipas Ligjit të ri të pagave si dhe mos pagesën e kujdestarive me subvencione prej muajit shkurt.

Ata gjatë javës së kaluar protestuan për mos pagesën e kujdestarive prej muajit shkurt dhe kundër detyrimit për të paguar vitin e shkollimit specialistik 500 euro për një vit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Smajljaj: Bisedimet pa marrëveshje për presidentin, fundi politik i Abdixhikut në krye të LDK-së

Smajljaj: Bisedimet pa marrëveshje për presidentin, fundi politik i Abdixhikut në krye të LDK-së

Ndalohet një person lidhur me rastin e vdekjes së punëtorit në KEK

Ndalohet një person lidhur me rastin e vdekjes së punëtorit në KEK

Aleanca kërkon dorëheqjen e bordit të KEK-ut

Aleanca kërkon dorëheqjen e bordit të KEK-ut

Kthehet në funksion njësia njësia B1 në termocentralin Kosova B

Sindikata e Re e KEK-ut: Katër punëtorë të vdekur gjatë vitit, alarm serioz

Drita barazon me Inter D’Escaldes në ndeshjen e parë të “play-off”-it

Arsenal armësh në veri, Hoxha: Mund të jenë përdorur në vrasjen e “intelektualëve të Mitrovicës”

Arsenal armësh në veri, Hoxha: Mund të jenë përdorur në vrasjen e “intelektualëve të Mitrovicës”

Mashtroi qytetarët duke u paraqitur si përfaqësuese e një OJQ-je, i ngritët aktakuzë

Pejanin e mashtrojnë për tranplant veshke, ia marrin 135 mijë€

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën