TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ndryshime në linjat e trafikut urban, shtohen disa zona

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Nga sot, biletat e Trafikut Urban më shtrenjtë

Trafiku Urban do të zgjerohet edhe në zonat periferike të Prishtinës. Drejtori i Shërbimeve Publike, Ilirik Musliu, ka bërë të ditur për Radio Kosovën se Komuna e Prishtinës ka marrë vendim të shtojë dhe të zgjasë linja të reja të qarkullimit. Komuna e Prishtinës ka nënshkruar kontratë për flotën e re të 30 autobusëve të rinj, ku 6 prej tyre do të jenë elektrikë e do të përdorën në zonën qendër ndërsa 26 të tjerë do të shërbejnë për linja të reja.

Komuna e Prishtinës, përkatësisht Drejtoria e Shërbimeve Publike në bashkëpunim me Trafikun Urban, ka bërë devijimin e disa linjave të Transportit Publik, me qëllim që të jenë sa më efikase dhe optimale linjat. Duke e pasur parasysh se zonat periferike rurale janë fare pak të përfshira në trafikun urban, Komuna e Prishtinës me kërkesë edhe të qytetarëve ka vendosur të shtojë dhe të zgjasë disa linja të reja. Kështu i tha Radio Kosovës drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Ilirik Musliu, i cili shtoi se presin që në nëntor të përfundojë ky riorganizim dhe shtim i linjave të reja.

“E vërteta është se ende jemi duke punuar. Do të na ndihmojnë edhe konsulentë të BERZH-it, me qëllim që prapë të kemi edhe më tepër riorganizim edhe shtim të linjave të reja. Fokusi do të jetë në shtimin e linjave të reja duke e ditur se zonat periferike rurale janë pothuajse fare të përfshira në transportin publik, andaj ideja është që transporti publik të jetë në çdo cep të kryeqytetit”, deklaroi Musliu.

Ai tha se Komuna e Prishtinës ka nënshkruar kontratën edhe për 30 autobusë të rinj, 6 prej tyre elektrikë.

“Do të kemi 30 autobusë të rinj ku 6 prej tyre do të jenë elektrikë. Këta elektrikë do të funksionalizohen në zonën qendër ndërsa 24 të tjerë për linja të reja. Gjithashtu mendojmë që edhe me sektorin privat të kemi kontratën e njëjtë, pra, pagesë për kilometër, me qëllim që edhe ata të jenë pjese e transportit publik dhe të jenë nën menaxhim të Komunës së Prishtinës”, deklaroi ai.

Me ardhjen e 30 autobusëve Trafikut Urban do t’i ketë gjithsejtë 81 autobusë.

Musliu th ase 90% e reformës së transportit publik do të përfundojë brenda vitit 2024.

Ditë më parë, Trafiku Urban ka njoftuar se me datën 23 tetor fillon zbatimi i vendimit të Kryeqytetit për ndryshime në shtrirjen e rrjedhës së autobusëve në linjat: 1, 1A, 3, 3B, 3C, 4 dhe 7C.

Gjithashtu është bërë e ditur se është funksionalizuar linja Prishtinë – Kishnicë. Këto ndryshime janë bërë me qëllim të përmirësimit të shërbimit dhe efikasitetit të transportit publik në kryeqytet, thuhet në njoftim.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Auto Draft

Përgatitjet për Lojërat Mesdhetare 2030, sfidë stadiumi

Auto Draft

Konkursi për sekretar Kuvendi, kandidati: Kryetarja pati tendencë ta anulojë

KGJK kërkon nga Avokati i Popullit që Ligjin për Paga ta referojë në Kushtetuese

Trajtoi shumë raste, si performoi Kushtetuesja këta muaj?

Mos-pagesa për rrezikshmërinë në punë, policët paralajmërojnë protesta

Siguria publike në Kosovë vlerësohet e qetë, kërkohet më shumë punë nga policia

Sondazhet e nxjerrin fituese opozitën në Hungari

Sondazhet e nxjerrin fituese opozitën në Hungari

Lufta me Iranin i ka kushtuar Izraelit të paktën 11.5 miliardë dollarë

Lufta me Iranin i ka kushtuar Izraelit të paktën 11.5 miliardë dollarë

Auto Draft

Përgatitjet për Lojërat Mesdhetare 2030, sfidë stadiumi

Auto Draft

Konkursi për sekretar Kuvendi, kandidati: Kryetarja pati tendencë ta anulojë

KGJK kërkon nga Avokati i Popullit që Ligjin për Paga ta referojë në Kushtetuese

Trajtoi shumë raste, si performoi Kushtetuesja këta muaj?

Mos-pagesa për rrezikshmërinë në punë, policët paralajmërojnë protesta

Siguria publike në Kosovë vlerësohet e qetë, kërkohet më shumë punë nga policia

Trump urdhëron bllokimin e Ngushticës së Hormuzit pas dështimit të bisedimeve SHBA–Iran

Trump urdhëron bllokimin e Ngushticës së Hormuzit pas dështimit të bisedimeve SHBA–Iran

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën