TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Britania i jep Shqipërisë dronë për të kontrolluar kufirin tokësoro-detar

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Britania i jep Shqipërisë dronë për të kontrolluar kufirin tokësoro-detar

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, dhe ministri i Jashtëm i Britanisë së Madhe, Xhejms Kleverli (James Cleverly) kanë vizituar Komisariatin e ri të Policisë Kufitare në Rinas, i ndërtuar me fondet e qeverisë britanike, si një ndihmë për ngritjen e kapaciteteve të Policisë së Shtetit.

Në fjalën e tij, ministri Balla shprehu së pari mirënjohjen për mbështetjen për godinën e Policisë Kufitare në Aeroport si dhe ekspertizën e punonjësve të Policisë britanike.

Pala britanike ka dhuruar gjithashtu disa dronë, që do të përdoren për të kontrolluar kufirin tokësor e detar.

Ministri britanik e vlerësoi si shumë efektiv bashkëpunim me palën shqiptare, çka ka ulur sipas tij 90% numrin e kalimeve të shqiptarëve drejt kufirit të Britanisë së Madhe.

“Mendoj është një model kaq pozitiv për të treguar që bashkëpunimi mund të sjellë rezultate. Ne e dimë që kjo është e vërtetë. Ne e themi edhe në rastin kur është koordinim midis departamenteve të qeverisë apo kombeve. Fakti që ne kemi qenë në gjendje që të dëshmojmë sa efektive është në një kohë kaq të shkurtër, pikërisht kjo është fantastike. Me të vërtetë fantastike. Fakti që marrëdhënia është zhvilluar nga një marrëdhënie e cila adreson emigracionin e paligjshëm të shqiptarëve në Britaninë e Madhe në një marrëdhënie e cila adreson problematikën e kalimit të emigrantëve nga vendet e treta nëpërmjet Shqipërisë nuk është e zakonshme. Si mund të duket suksesi? Fakti që ti mundesh të kesh rezultate domethënëse brenda 1 viti dhe më pas të thuash kush është stadi tjetër i suksesit”, tha Kleverli.

Ministri Balla tha se modelin e bashkëpunimit me Shqipërinë, Britania mund ta shtrijë edhe me vende të tjera, raportoi rtsh.

“Me rëndësi është fakti që ne jemi gati ta vazhdojmë këtë bashkëpunim edhe në fusha të tjera si lufta e përbashkët kundër krimit të organizuar apo edhe çështje të tjera. Po siç e nënvizuat edhe ju është 90% më pak qëkur Kryeministri Rama dhe Kryeministri juaj Sunak u takuan herën e kaluar në dhjetor në vendin tuaj kur ne firmosëm marrëveshjen”, theksoi Balla.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Qyteti i Krushevcit dënon posterët me gjuhë të urrejtjes ndaj shqiptarëve

Qyteti i Krushevcit dënon posterët me gjuhë të urrejtjes ndaj shqiptarëve

Shpërthime në Damask gjatë vizitës së presidentit francez Emmanuel Macron

Shpërthime në Damask gjatë vizitës së presidentit francez Emmanuel Macron

Shqipëria 15 vjet në NATO, Peleshi: Krenarë që jemi pjesë e Aleancës

Shqipëria pritet të firmosë krijimin e Bankës së Mbrojtjes bashkë me 9 vende aleate në Samitin e NATO-s

Sot nis Samiti i NATO-s në Ankara, i cili do të zgjasë dy ditë

Sot nis Samiti i NATO-s në Ankara, i cili do të zgjasë dy ditë

Qeriqi kërkon që paga e veteranit të jetë e njëjtë më pagën minimale

Avokati Sallahu: Supremja ua njeh të drejtën për dy pensione veteranëve të UÇK-së

Terras: E ardhmja e Kosovës në BE, por duhen reforma

Terras: E ardhmja e Kosovës në BE, por duhen reforma

Konjufca: Kosova mbetet e angazhuar maksimalisht për avancimin e rrugës evropiane

Konjufca: Kosova mbetet e angazhuar maksimalisht për avancimin e rrugës evropiane

Fillon shpërndarja me postë e gjobave të komunikacionit në Suharekë

Policia në Gjakovë ndalon garat e shpejtësisë, dy shoferëve u pezullohet patenta për një vit

Hamza takon raportuesin e PE-së, Terras: Kosovës i duhen institucione funksionale për rrugën drejt BE-së

Hamza takon raportuesin e PE-së, Terras: Kosovës i duhen institucione funksionale për rrugën drejt BE-së

5 arsye pse pjeshkët nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj

5 arsye pse pjeshkët nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj

​Shtesat për fëmijë pezullohen pa sqarim, Avokati i Popullit ngre alarmin për diskriminim

​Avokati i Popullit nis hetimet në lidhje me pretendimet për keqtrajtim të të arrestuarve në Gazimestan

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën