TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Çfarë duhet të dini për Samitin e 10-të të Procesit të Berlinit?

nga TËVË 1
16 Tetor, 2023
0
A A
Çfarë duhet të dini për Samitin e 10-të të Procesit të Berlinit?

Samiti i Procesit të Berlinit, që do të zhvillohet në Tiranë është i dhjeti në serinë e mbledhjeve të mbajtura në kuadër të tij (Berlin (2014), Vjenë (2015), Paris (2016), Trieste (2017), Londër  (2018), Poznan (2019) dhe Sofie-Shkup (online për shkak të Covid-19) (2020 dhe 2021), Berlin (2022). Për herë të parë ai do të zhvillohet në një shtet jo-anëtar të Bashkimit Evropian, në Shqipëri.

Pak histori

Procesi i Berlinit, i nisur në vitin 2014, synon të rrisë bashkëpunimin mes shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe zhvillimin ekonomik të tyre. Kjo iniciativë e udhëhequr nga Gjermania, nëpërmjet ish-kancelares Angela Merkel dhe ish-ministrit të Jashtëm Frank-Walter Steinmeier, synon lehtësimin e zhvillimit në drejtim të “pajtimit, stabilizimit, sektorit energjetik, sundimit të ligjit, ekonomisë së tregut dhe të shtet-ndërtimit” mes gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor (Shqipëri, Serbi, Mali i Zi, Kosovë, Maqedoni e Veriut dhe Bosnje-Hercegovinë)

Nga Selaniku në Berlin

Samiti i Ballkanit Perëndimor, i vitit 2003 në Selanik, premtoi një thellim të marrëdhënieve mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Megjithatë, perspektiva e anëtarësimit në BE nuk pati progres; në realitet ajo mbeti në vendnumëro. Dështimi i Samitit të Selanikut e nxiti Gjermaninë që të sjellë një iniciativë të re në rajon. U gjet momenti i duhur, pikërisht atëherë kur politika e zgjerimit po sfidohej në mënyrë kritike, pasi BE-ja po ndalonte hyrjen për shtetet e reja anëtare. Kriza e brendshme e paprecedent në BE, rritja e lëvizjeve populiste, pengesat e vendosura ndaj emigracionit, kriza e vazhdueshme ekonomike dhe rritja e terrorizmit, absorbuan të gjitha kapacitetet e saj politike. Duke pasur raporte të drejtpërdrejta me secilin shtet të Ballkanit Perëndimor, Gjermania mori përsipër drejtimin e iniciativës së Procesit të Berlinit.

Objektivat e Procesit të Berlinit

Objektivat e Procesit të Berlinit janë katër. Këto objektiva të deklaruara që në fillim të këtij procesi mbeten të pandryshuara: zgjidhja e problemeve të brendshme, të hapura dypalëshe mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, pajtimi mes shoqërive në rajon, përmirësimi i bashkëpunimit ekonomik rajonal dhe së fundi krijimi i  një baze për rritjen e qëndrueshme të rajonit. “Agjenda e Konektivitetit”, e cila përfshin zhvillimin e infrastrukturës së transportit dhe energjisë, përmirësimin e lidhjeve rajonale dhe thjeshtimin e lëvizjes së mallrave dhe njerëzve, përbën thelbin e Procesit të Berlinit, raporton A2CNN.

Arritjet e deritanishme të Procesit të Berlinit

Ndër arritjet kryesore të Procesit të Berlinit janë Korsitë e Gjelbra, brenda rajonit dhe ndërmjet tij dhe vendeve anëtare të BE, që kanë lehtësuar rritjen ekonomike dhe integrimin rajonal. Zbatimi i Marrëveshjes Rajonale të Roaming pritet të ulë kostot e komunikimit mes vendeve të BP dhe atë me vendet anëtare të BE duke forcuar lidhjet mes njerëzve.

Marrëveshjet e nënshkruara në Samitin e fundit të Procesit të Berlinit

1. Mbi lirinë e lëvizjes së qytetarëve të vendeve të BP;

2. Marrëveshja për njohjen e kualifikimeve akademike;

3. Marrëveshja për njohjen reciproke të kualifikimeve profesionale të mjekëve të mjekësisë, stomatologëve dhe arkitektëve në kontekstin e marrëveshjes CEFTA

Sa i kushton Shqipërisë organizimi Samitit

Samiti i 16 tetorit bashkë me organizimet paraprirëse në kuadër të tij i kanë kushtuar Shqipërisë 112 milionë lekë apo rreth 1,1 milionë euro. Konkretisht, 61 milionë lekë të akorduara në muajin shkurt shkuan kryesisht për Ministerialin dhe Forumin Ekonomik, ndërsa 51 milionë i janë dedikuar vetëm ngjarjes të së hënës, që vjen në ambientet e reja të Piramidës. Vendimet e publikuara në Fletoren Zyrtare tregojnë se paratë për këto shpenzime do të merren nga Fondi Rezervë i Buxhetit të Shtetit. Pjesa më e madhe e këtyre fondeve janë për infrastrukturën e dedikuar, si pritëse ashtu edhe akomoduese të liderëve. Gjithashtu, një pjesë e parave shkojnë për sigurinë dhe ushqimet që do u shërbehen të ftuarve jo të zakonshëm.

Çfarë pritet nga Samiti i Tiranës?

Hapi i parë pozitiv dihet se është prania në takim e të gjitha drejtuesve të shteteve të rajonit, përfshirë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti (ndryshe nga Ballkani i Hapur, në Procesin e Berlinit marrin pjesë të gjitha shtet e Ballkanit Perëndimor). Në tërësinë e tij, Procesi i Berlinit ka në thelb ekonominë. Nga marrëveshjet që pritet të firmosen do të përfitojnë të gjashta vendet e Ballkanit Perëndimor.

Shqipëria, Serbia, Mali i Zi, Kosova, Maqedoni e Veriut dhe Bosnje-Hercegovinë do mund të tërheqin investime në drejtim të projekteve infrastrukturore, energjetike, turizëm dhe bujqësi.

 

Tags: BEBerlinSamiti i Berlinit
ShareTweet

Postime të ngjashme

MPJD merr vendim për uljen e tarifave për shërbime konsullore

Gërvalla: Kërkojmë nga BE-ja gjuhë të ashpër ndaj Serbisë

Kosova në krizë politike/ Shqipëria në prag të zgjedhjeve | MESDITË

Kosova në krizë politike/ Shqipëria në prag të zgjedhjeve | MESDITË

Kurti nderon sakrificën e heronjve Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj

Kurti nderon sakrificën e heronjve Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj

Abdixhiku:Qeveria tranzicionale, ndoshta jo më e mira por gjithëpërfshirëse

Abdixhiku:Qeveria tranzicionale, ndoshta jo më e mira por gjithëpërfshirëse

MPJD merr vendim për uljen e tarifave për shërbime konsullore

Gërvalla: Kërkojmë nga BE-ja gjuhë të ashpër ndaj Serbisë

Gjendet trupi i pajetë i të riut që e zuri dheu gjatë punimeve në Shqipëri

Gjendet trupi i pajetë i të riut që e zuri dheu gjatë punimeve në Shqipëri

Kosova në krizë politike/ Shqipëria në prag të zgjedhjeve | MESDITË

Kosova në krizë politike/ Shqipëria në prag të zgjedhjeve | MESDITË

Arabia Saudite nuk heq dorë nga Mohamed Salah, do të tentojë përsëri transferimin e tij

Arabia Saudite nuk heq dorë nga Mohamed Salah, do të tentojë përsëri transferimin e tij

UEFA reagon pas kërkesës së Barcelonës për hetim të gjyqtarit Marciniak pas ndeshjes me Interin

UEFA reagon pas kërkesës së Barcelonës për hetim të gjyqtarit Marciniak pas ndeshjes me Interin

Kurti nderon sakrificën e heronjve Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj

Kurti nderon sakrificën e heronjve Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj

Atletico Madridi kërkon nënshkrimin e yllit të Barcelonës

Atletico Madridi kërkon nënshkrimin e yllit të Barcelonës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X