TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
11 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
11 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Hungaria publikisht kundër masave ndëshkuese ndaj Serbisë

Bashkimi Evropian duket të mos jetë unik në qëndrimet karshi vendosjes së masave apo sanksioneve ndaj Serbisë, pas implikimeve në ngjarjet e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit. Lideri hungarez Viktor Orban edhe publikisht ka deklaruar se nuk do të përkrah masat eventuale ndaj Serbisë. Politologët thonë se BE-ja do të duhej të kishte mekanizma veprimi në raport me liderët pro-rus brenda Unionit.

nga Valmir Gallopeni
15 Tetor, 2023
0
A A
Hungaria publikisht kundër masave ndëshkuese ndaj Serbisë

Institucionet e Kosovës kanë prezantuar një mori faktesh që tregojnë që sulmi i 24 shtatorit ishte ndihmuar nga Beogradi zyrtar, dhe për këtë po kërkojnë nga bashkësia ndërkombëtare të sanksionojnë Serbinë.

Por, për një gjë të tillë nuk po pajtohen të gjitha vendet e Bashkimi Evropian, madje kreu hungarez, Viktor Orban, edhe publikisht ka deklaruar se nuk përkrah sanksionet ndaj Serbisë, përderisa ka akuzuar Kosovën për provokim të situatës.

Politologu nga Shqipëria Endri Tafani, thotë se Orban si një politikan pro-rus, akuzat e tij ndaj Kosovës i ka lidhur me figurën e Albin Kurtit.

“Që me ardhjen e tij në pushtet Viktor Orban e ka bërë të qartë se çfarë lloj politike do të ndjek dhe dihet tanimë në Evropë se tashmë Viktor Orban është një nga aleatët më të ngushtë të Rusisë … Orbani me qëndrimet e veta, jo vetëm që është përkrah Rusisë, por është njëkohësisht është edhe përkrah aleatëve të Rusisë, siç është Serbia. Ajo që të bënë përshtypje në këtë rast është pikërisht fakti që ai tha që Kosova e ka provokuar dy vitet e fundit dhe këtë gjë ai e ka lidhur me Albin Kurti direkt dhe personalisht”, shprehet Tafani

Profesori Universitar Dritëro Arifi, thotë se BE do të gjej metoda për ta bindur Hungarinë për të vendosur masa ndaj Serbisë.

“Besoj që Hungaria mund të jetë një problem në fazën, po themi në afatin e shkurtër por në planin afatgjatë nuk besoj që edhe Hungaria do t’i rezistoi presionit të madh të BE-së… Po e marrim kushtimisht nëse një vend nuk pajtohet në këtë rast për shkak se këtu nuk rrezikohet vetëm çështja e sigurisë së Kosovës por e tërë rajonit dhe respektivisht edhe e vet Bashkimit Evropian dhe e NATO-s, ata do t’i marrin ato masa në përputhje me të gjitha mundësitë që i kanë kështu që edhe nëse një shtet nuk pajtohet do ta anashkalojnë por në këtë rast po besoj që Hungaria do ta bëjë një lëshim”, shprehet Arifi.

Mungesa e unitetit të vendeve të BE-së karshi Kosovës, besohet të jetë edhe pasojë e faktit se pesë nga 27 vendet anëtare ende nuk e kanë njohur pavarësinë e saj.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sot përpjekja e 14-të për konstituim të Kuvendit

Sot përpjekja e 14-të për konstituim të Kuvendit

Moti sot, i vranët dhe me intervale me diell

Moti sot, i vranët dhe me intervale me diell

Shoqata e Kërkim-Shpëtimit dhe Policia nisin operacion për gjetjen e 4 motoristëve në Shtërpcë

UP thotë se hapësirat e këtij institucioni sipas vendimeve në fuqi mund të jepen për shfrytëzim edhe nga palët e treta

Emir Sahiti ndihmon Hamburgun të kthehet në Bundesliga 1, asiston në fitoren e thellë

Shou e spektakël nga Prishtina 01 në futsall, 20 gola në ndeshjen e fundit

Shou e spektakël nga Prishtina 01 në futsall, 20 gola në ndeshjen e fundit

Shaqiri hetrik për Baselin, titulli i kampionit mund të festohet të dielën

Shaqiri hetrik për Baselin, titulli i kampionit mund të festohet të dielën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X