TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Blinken bën thirrje për mbrojtje të civilëve në Gaza

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Blinken do të vizitojë Evropën për të siguruar aleatët për mbështetjen e SHBA-së

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka bërë thirrje të shtunën për mbrojtje të civilëve në Rripin e Gazës dhe Izrael, pasi ushtria izraelite i ka urdhëruar gjysmën e palestinezëve – mbi 1 milion – që të evakuohen drejt jugut të Gazës.

Blinken është takuar me ministrin e Jashtëm të Arabisë Saudite, princin Faisal bin Farhan, teksa kryediplomati amerikan zhvillon takime për të tretën ditë me zyrtarë të Lindjes së Mesme, me qëllim të parandalimit të zgjerimit të luftës mes Izraelit dhe Hamasit.

Të dyja palët e kanë theksuar rëndësinë e minimizimit të dëmit ndaj civilëve, teksa Izraeli përgatitet për një ofensivë eventuale tokësore, një javë pasi grupi militant Hamas ka kryer sulm të pashembullt kundër Izraelit.

“Teksa Izraeli ka të drejtë legjitime për t’i mbrojtur njerëzit dhe për t’u siguruar që diçka e tillë të mos ndodhë më kurrë, është tepër e rëndësishme që të gjithë të kujdesemi për civilët dhe jemi duke punuar në atë drejtim”, ka thënë Blinken para se të niset në Emiratet e Bashkuara Arabe për bisedime të mëtejme.

“Askush prej nesh nuk dëshiron të shohë civilë duke vuajtur, qofshin në Izrael, apo në Gaza, apo kudo tjetër”, ka thënë Blinken.

Ministri saudit ka thënë se Mbretëria është e përkushtuar për mbrojtje të civilëve.

“Është situatë shqetësuese”, ka thënë ai.

“Është situatë shumë e vështirë. Ju e dini, ata që vuajnë më shumë janë civilët dhe popullsia civile në të dyja anët po ndikohet, andaj është e rëndësishme, sipas meje, që të dënohet shënjestrimi i civilëve në secilën formë dhe nga secila palë”.

Një zyrtar amerikan ka thënë të shtunën se Uashingtoni nuk i ka kërkuar Izraelit që ta ngadalësojë ose pauzojë planin e evakuimit.

Departamenti amerikan i Shtetit e ka autorizuar të shtunën largimin e stafit jo të domosdoshëm të Qeverisë amerikane nga ambasadat në Jerusalem dhe zyra në Tel Aviv. /rel

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjermania dhe Italia bllokojnë përpjekjen për të pezulluar marrëveshjen tregtare BE-Izrael

Gjermania dhe Italia bllokojnë përpjekjen për të pezulluar marrëveshjen tregtare BE-Izrael

27-vjeçarja në Shkodër humb jetën pas lindjes së binjakëve

27-vjeçarja në Shkodër humb jetën pas lindjes së binjakëve

​Çështja e presidentit, Kurti: Nëse shkojmë në zgjedhje do t’i humbim së paku dhjetë milionë euro

​Çështja e presidentit, Kurti: Nëse shkojmë në zgjedhje do t’i humbim së paku dhjetë milionë euro

Mbi 20 garazha, fillon lirimi dhe rrënimi i objekteve pa leje në pronë të Trepçës në veri të Mitrovicës

Mbi 20 garazha, fillon lirimi dhe rrënimi i objekteve pa leje në pronë të Trepçës në veri të Mitrovicës

Basketboll, nis faza gjysmëfinale e “play-offit”

Basketboll, nis faza gjysmëfinale e “play-offit”

Haxhiu kritikon Fatos Gecin: Deklarata e tij është një përpjekje për të diskredituar UÇK-në

Haxhiu kritikon Fatos Gecin: Deklarata e tij është një përpjekje për të diskredituar UÇK-në

Futboll, ndeshjet e kthimit gjysmëfinale

Futboll, sot përcaktohen finalistët e Kupës

Gjermania dhe Italia bllokojnë përpjekjen për të pezulluar marrëveshjen tregtare BE-Izrael

Gjermania dhe Italia bllokojnë përpjekjen për të pezulluar marrëveshjen tregtare BE-Izrael

Muriqi flet pas arritjes historike, përmend “Topin e Artë”

Mallorca kërkon 30 milionë euro për Muriqin

Viti 2025, vit i humbur legjislativ

Instituti i Kosovës për Drejtësi: Nuk do të marrim pjesë në konsultimet për Projektligjin për Byronë

27-vjeçarja në Shkodër humb jetën pas lindjes së binjakëve

27-vjeçarja në Shkodër humb jetën pas lindjes së binjakëve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën