TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Unaza 350 milionëshe, Rama kërkon përkrahje nga Qeveria: Është jetike për kryeqytetin

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Rama për dhunimin e 11-vjeçares: U turpëruam të gjithë si shoqëri

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka kërkuar mbështetje për projektin e “Unazës së Qytetit”, kostoja e secilës është e papërballueshme për Komunën e Prishtinës.

Kreu i Prishtinës ka deklaruar se ndërtimi i saj është jetik për kryeqytetin dhe se e tejkalon 350 milionë euro.

Rama u shpreh se “Unaza e Qytetit” do të mundësojë lagjeve periferike të lidhen pa qenë e nevojshme të hyjnë në qendër.

“Siç e dini, problemi me trafikun ka ekzistuar edhe në të kaluarën dhe vazhdojë të ekzistojë. Një numër i madh i ndërtimeve që kanë ndodhur si rezultat i rritjes së vrullshme të Kryeqytetit që nga paslufta e deri më tani, ka qenë po ashtu edhe si rezultat i mungesës së investimeve kapitale në infrastrukturë dhe normalisht që tani kemi probleme të cilat ballafaqohemi me to sot. Problem kyç më së i nevojshëm është edhe ‘Unaza e Kryeqytetit’, e cila mundëson që të gjitha lagjet periferike të lidhen përmes unazës pra mos të ketë nevojë që të hyjnë në qendër të Prishtinës e pastaj të dalin. Pra kjo është jetike për Kryeqytetin”, deklaroi Rama për EO.

Për këtë, ai kërkon mbështetjen edhe të Qeverisë. Se ky projekt duhet të realizohet, Rama e ndërlidh edhe me Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030” dhe se kërkohet një infrastrukturë më moderne.

“Ne projektin tashmë e kemi të gatshëm, kërkojmë nga ministri i Financave që të jetë bashkëpunues dhe ta shoh të leverdishme sepse është mese e nevojshme që Kryeqyteti ta ketë ‘unazën’. Tashmë Prishtina ka me qenë nikoqire e ‘Lojërave Olimpike Mesdhetare’ dhe na nevojitet një infrastrukturë të denjë dhe ndërtimi i këtyre rrugëve janë më së të nevojshme. Mirëpo në projekte madhore siç është kjo ku shuma e tejkalon 350 milionë euro, pra vetëm 206 milionë euro është vetëm ndërtimi i pjesës së unazës që tashmë mungon, ndërsa mbi 157 milionë euro janë shpronësimet dhe atëherë se këtu duhet të jetë një bashkëpunim mes nivelit lokal dhe atij qendror”, u shpreh Rama, teksa thotë se këtë projekt e ka diskutuar edhe me kabinetin qeveritar.

“Unë gjithmonë e shty për bashkëpunim, shpresoj e lutëm për bashkëpunim. Në diskutimet tona të shumta me ministrin (Hekuran Murati) e potencoj nevojën që të kemi një bashkëpunim të mirëfilltë, po ashtu edhe me kryeministrin e potencoj nevojën që të kemi një bashkëpunim në këtë aspekt sepse Kryeqyteti është për të gjithë, i të gjithëve dhe këtu nuk ka ndarje politike e as nacionale. Po ashtu kur ta ke parasysh që taksapaguesit më të mëdhenj në buxhetin e Kosovës janë pikërisht bizneset e Prishtinës, pra duhet edhe Kryeqyteti ta ketë një mundësi që e meriton”, thotë Rama.

 

Tags: buxheti i kryeqytetitperparim ramaprishtina
ShareTweet

Postime të ngjashme

IHMK paralajmëron reshje dhe vërshime mbrëmjen e së shtunës në Kosovë

IHMK paralajmëron reshje dhe vërshime mbrëmjen e së shtunës në Kosovë

Haliti: Kurti do të propozojë një kandidat tjetër për kryeministër, mund të jetë Konjufca

Haliti fton qytetarët për mobilizim: Koha është tani, t’i japim fund keqqeverisjes

Haradinaj: Populli i Kosovës nuk e duron izolimin e as mashtrimin

Haradinaj: Më 28 dhjetor flet populli, Kosova ka nevojë për vendime të guximshme

Musliu: Serbia po financon grupet terroriste dhe individ të përfshirë kundër rendit kushtetues të Kosovës

Musliu kërkon sqarime për rolin e Vuçiqit në Sarajevë dhe lidhjet me strukturat e Radoiçiqit

IHMK paralajmëron reshje dhe vërshime mbrëmjen e së shtunës në Kosovë

IHMK paralajmëron reshje dhe vërshime mbrëmjen e së shtunës në Kosovë

Mbetet në fuqi vendimi për pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut

Mbetet në fuqi vendimi për pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut

Drita bën detyrën me Prishtinën e Re

Drita bën detyrën me Prishtinën e Re

Tifozët e Feronikelit protestë për pagat e papaguara të futbollistëve

Tifozët e Feronikelit protestë për pagat e papaguara të futbollistëve

Haliti: Kurti do të propozojë një kandidat tjetër për kryeministër, mund të jetë Konjufca

Haliti fton qytetarët për mobilizim: Koha është tani, t’i japim fund keqqeverisjes

Veshjet e thurura që zgjasin me vite: Kështu i parandaloni tkurrjen, topthat dhe molat

Veshjet e thurura që zgjasin me vite: Kështu i parandaloni tkurrjen, topthat dhe molat

Haradinaj: Populli i Kosovës nuk e duron izolimin e as mashtrimin

Haradinaj: Më 28 dhjetor flet populli, Kosova ka nevojë për vendime të guximshme

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën