TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
12 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
12 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Kombi i bashkuar, kryeministrat të ndarë

Ndeshja Shqipëri – Çeki mblodhi mijëra shikues edhe nga Kosova dhe trojet tjera. Shqiptarët, u treguan të bashkuar si komb në mbështetje të kualifikimit të Shqipërisë për Euro 2024, por kryeministrat e të dyja vendeve përcollën mesazh tjetër, duke qëndruar ndaras me njëri tjetrin. Njohësit e fushës konsiderojnë se këso veprime bartin pasoja në proceset politike

nga Valeza Sylejmani
13 Tetor, 2023
0
A A
Kombi i bashkuar, kryeministrat të ndarë

Tifozë të shumtë shqiptarë nga të gjitha trojet, u mblodhën të enjten në stadiumin “Air Albania” në Tiranë në mbështetje të kualifikimit të Shqipërisë për Euro 2024.

Disa prej tyre, po mbanin në duar pankartën “Mallkue qoftë, kush s’na do bashkë”.

Megjithëse motoja e tyre nënkuptonte një komb të bashkuar, krerët shtetërorë nuk përcollën të njëjtin mesazh.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe homologu i tij Edi Rama ishin të pranishëm në këtë ndeshje futbolli, por vendet nuk i zgjodhën përkrah njëri tjetrit.

Deri te kjo ndarje, njohësit e fushës konsiderojnë se ndikuan “problemet personale”, e jo ato politike.

Ish-diplomati, Sylë Ukshini thotë se që nga e kaluara popullata ka treguar solidaritet, derisa elita politike kishte “fërkime”.

“Me këtë fotografi, përçohet një mesazh jo vetëm brenda kombit, por edhe jashtë Kosovës në rajon dhe në botë, që shqiptarët, dy udhëheqësit e dy vendeve nuk komunikojnë. Unë mendoj që ndonjëherë në politikë nuk ka dashni, por duhet të ketë një dakordim dhe një koodinim për intersa më ta larta kombëtare. Dhe për ato interesa mesazhi më i bukur do të ishte sikur dy kryeministrat ta ndiqnin ndeshjen së bashku”, thotë ish-diplomat, Sylë Ukshini.

E njohësi i çështjeve politike, Visar Xani vlerëson se veprime të tilla të liderëve bartin pasoja në procese të rëndësishme politike.

“Mund të kenë edhe ndikime në koordinim të proceseve të rëndësishme shtetërore. Për shkak se shpeshherë marrëdhëniet personale, miqësore, kombëtare janë shfrytëzuar në aspekt pozitiv, por nëse këto nuk shfrytëzohen të cilat i bashkojnë këta dy liderë, atëherë edhe në aspekt diplomatik mund të ketë ngërqe që pastaj mund të kenë efekte negative”, thotë njohësi i çështjeve politike, Visar Xani.

Në anën tjetër, prishtinasit po i arsyetojnë dy liderët shtetërorë për zgjedhjen e tyre. Për ta është e rëndësishme që shqiptarët u shfaqën si një komb.

Ndeshja Shqipëri – Çeki, mori përmasat e një ngjarjeje mbarë-kombëtare, pasi që shihej si një lloj finale që e çonte ekipin shqiptar në kampionatin evropian që zhvillohet vitin e ardhshëm.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Haxhiu: Opozita po vazhdon me qasje destruktive dhe bllokuese

Haxhiu: Opozita po vazhdon me qasje destruktive dhe bllokuese

Kadrijaj: Nuk e kemi obligim ne opozita që t’i sigurojmë vota VV-së

Kadrijaj: Nuk e kemi obligim ne opozita që t’i sigurojmë vota VV-së

Lekaj: Ka pasur arrestime për ndërhyrje në procesin e votimit

Lekaj: Ka pasur arrestime për ndërhyrje në procesin e votimit

Peci: S’kam thënë se Osmani ofron ftesa koti, është nxjerrë jashtë kontekstit

Peci: S’kam thënë se Osmani ofron ftesa koti, është nxjerrë jashtë kontekstit

Arrestohen pesë persona të dyshuar për fotografim të votë në Shqipëri

Arrestohen pesë persona të dyshuar për fotografim të votë në Shqipëri

Pjesëmarrja në zgjedhjet në Shqipëri deri në mesditë

Pjesëmarrja në zgjedhjet në Shqipëri deri në mesditë

Përplasje mes komisionerëve në Lushnjë, ndërhyn policia

Përplasje mes komisionerëve në Lushnjë, ndërhyn policia

Haxhiu: Opozita po vazhdon me qasje destruktive dhe bllokuese

Haxhiu: Opozita po vazhdon me qasje destruktive dhe bllokuese

Zelensky mirëpret propozimin rus, thotë se armëpushimi duhet të vijë para negociatave

Zelensky mirëpret propozimin rus, thotë se armëpushimi duhet të vijë para negociatave

Kadrijaj: Nuk e kemi obligim ne opozita që t’i sigurojmë vota VV-së

Kadrijaj: Nuk e kemi obligim ne opozita që t’i sigurojmë vota VV-së

Real Madridi i frikësohet Arabisë Saudite për Viniciusin

Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i paguar në klub me kontratën e re

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X