TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

ShBA sanksionon dy kompani për shkelje të çmimit tavan për naftën ruse

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
ShBA sanksionon dy kompani për shkelje të çmimit tavan për naftën ruse

Departamenti amerikan i Thesarit ka vendosur sanksione ndaj dy kompanive, të cilat po shkelnin çmimin tavan të vendosur vitin e kaluar nga shtetet perëndimore ndaj naftës ruse.

Anijet në pronësi të kompanive me seli në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Turqi thuhet se kanë shkelur çmimin tavan të vendosur në dhjetor nga shtetet që bëjnë pjesë në Grupin e Shtatë shteteve më të industrializuara (G7), Bashkimi Evropian dhe Australia.

Koalicioni vendosi çmimin tavan prej 60 dollarësh për fuçi për naftën e papërpunuar ruse, me synim që të kufizojë të ardhurat e Moskës nga nafta, para që Rusia mund t’i shfrytëzojë për të financuar pushtimin e saj të Ukrainës.

Anija në pronësi të Lumber Marine, me seli në Emirate, u gjet se ka shkelur politikën e çmimit tavan, tha Departamenti amerikan i Thesarit. Kjo anije ka transportuar naftë të papërpunuar me origjinë ruse në vlerë prej mbi 75 dollarë për fuçi, tha Thesari përmes një deklarate më 12 tetor, shkruan REL.

SHBA-ja tha se po ashtu ka sanksionuar korporatën Ice Pearl Navigation me seli në Turqi, pasi tha se një anije e saj kishte transportuar naftë të papërpunuar me një çmim prej më shumë se 80 dollarë për fuçi.

Çmimi tavan ndalon kompanitë perëndimore që të ofrojnë shërbime detare sikurse sigurimi i anijeve, financimi dhe transportimi i eksporteve të naftës ruse me çmim prej më shumë se 60 dollarë për fuçi. Koalicioni ka zbatuar këto sanksione për të kufizuar të ardhurat e Rusisë dhe në të njëjtën kohë duke lejuar që nafta ruse të arrijë në tregje.

Tags: BENafta ruseSHBA
ShareTweet

Postime të ngjashme

Protesta në Tiranë shënon ditën e 127-të

Protesta në Tiranë shënon ditën e 127-të

Kancelari gjerman mbërrin në Kiev për një vizitë të paparalajmëruar

Kancelari gjerman mbërrin në Kiev për një vizitë të paparalajmëruar

Irani dhe Omani afër arritjes së një marrëveshjeje për Ngushticën e Hormuzit

Irani thotë se Hormuzi do të qëndrojë i mbyllur derisa SHBA-ja të përmbush kushtet

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë liron mbi 80% të rezervave të naftës emergjente

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë liron mbi 80% të rezervave të naftës emergjente

Protesta në Tiranë shënon ditën e 127-të

Protesta në Tiranë shënon ditën e 127-të

Shala: Kishte rrahje fizike mes futbollistëve të Kosovës rrugës për ndeshjen me Izraelin

Shala: Kishte rrahje fizike mes futbollistëve të Kosovës rrugës për ndeshjen me Izraelin

Kurti: Kosova luajti më mirë, Austria ishte me fat

Kurti: Kosova luajti më mirë, Austria ishte me fat

Mot me diell

Mot kryesisht me diell gjatë javës

Hamza: Pres mbështetje të gjerë për ligjin për Specialen

Hamza: Pres mbështetje të gjerë për ligjin për Specialen

Komuna e Malishevës kundër largimit të digës në lumin Mirusha

Komuna e Malishevës kundër largimit të digës në lumin Mirusha

Tarifat e reja për bizneset në Prishtinë

Tarifat e reja për bizneset në Prishtinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën