TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Shqipëria arreston nëntë persona për trafikim me emigrantë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Shqipëria arreston nëntë persona për trafikim me emigrantë

Policia në Shqipëri ka arrestuar nëntë persona në qarkun e Durrësit të cilët po trafikonin emigrantë përmes itinerarit Turqi-Greqi- Shqipëri drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

Aksioni policor u krye pas gjashtë muajsh hetime, thanë autoritetet, duke shtuar se është vërtetuar se këta shtetas të organizuar si grup kriminal, kundrejt pagesave që varionin nga 3500-5000 euro transportonin emigrantë nga Nepali, Afganistani, Bangladeshi dhe India.

Sipas policisë shqiptare, emigrantët pasi grumbulloheshin në Greqi, kaloheshin nga pjesëtarët e këtij rrjeti, nga kufiri i gjelbër, në Sarandë, Gjirokastër dhe në Korçë. Më pas, emigrantët akomodoheshin në ambiente të ndryshme dhe transportoheshin me automjete të marra me qira drejt Shkodrës, që të kalonin ilegalisht kufirin me Malin e Zi.

Policia tha se pagesat dërgoheshin nëpërmjet pikave të transferimit të parave.

Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar shtatë automjete që përdoreshin për transportimin e emigrantëve, 4.000 euro dhe rreth 100.000 lekë, të përfituara nga kjo veprimtari kriminale, si dhe 19 telefona mobilë të pjesëtarëve të rrjetit.

Më herët në Shqipëri, autoritetet kanë ndërmarrë edhe katër aksione kundër trafikimit me emigrantë dhe janë arrestuar katër persona. /rel

ShareTweet

Postime të ngjashme

Vrasja e trefishtë në Mal të Zi – i dyshuari ndalohet për 72 orë

Vrasja e trefishtë në Mal të Zi – i dyshuari ndalohet për 72 orë

Presidenca e BE-së: Kredia prej 90 miliardë eurosh e BE-së për Ukrainën miratohet përkohësisht

Presidenca e BE-së: Kredia prej 90 miliardë eurosh e BE-së për Ukrainën miratohet përkohësisht

Franca i bën thirrje Izraelit të “heqë dorë nga ambiciet e tij territoriale” në Liban

Franca i bën thirrje Izraelit të “heqë dorë nga ambiciet e tij territoriale” në Liban

Britania drejt ndalimit ligjor të telefonave në shkolla

Britania drejt ndalimit ligjor të telefonave në shkolla

Futboll, ndeshjet e kthimit gjysmëfinale

Baras në Klinë e Ferizaj pas pjesëve të para

Bayerni stopon interesimin për Asllanin

Bayerni mbetet në garë për Asllanin

Përkujtohet themelimi i Akademisë së Parë Ushtarake të UÇK-së

Përkujtohet themelimi i Akademisë së Parë Ushtarake të UÇK-së

​Këto janë vendimet që i mori sot Bordi i ZRRE-së

​Këto janë vendimet që i mori sot Bordi i ZRRE-së

Vrasja e trefishtë në Mal të Zi – i dyshuari ndalohet për 72 orë

Vrasja e trefishtë në Mal të Zi – i dyshuari ndalohet për 72 orë

Tahiri: PDK-ja nuk ka refuzuar asnjë takim me Kurtin, ai ka refuzuar konkretizimin e iniciativës së tij

Tahiri: PDK-ja nuk ka refuzuar asnjë takim me Kurtin, ai ka refuzuar konkretizimin e iniciativës së tij

Zgjedhjet e mundshme e vënë KQZ-në përballë problemeve të pazgjidhura

Zgjedhjet e mundshme e vënë KQZ-në përballë problemeve të pazgjidhura

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën