TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Nis ndërtimi i objektit të bibliotekës në Mitrovicë

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
​Nis ndërtimi i objektit të bibliotekës në Mitrovicë

Komuna e Mitrovicës ka nisur sot ndërtimin e objektit të bibliotekës së qytetit, “Latif Berisha”. Projekti i financuar nga Komuna e Mitrovicës arrin vlerën prej rreth 700 mijë euro, ndërsa punimet pritet të përfundojnë vitin e ardhshëm.

Kryetari i kësaj komune, Bedri Hamza, ndërtimin e kësaj biblioteke e ka quajtur ndër projektet më të rëndësishme në mandatin e tij qeverisës. Sipas tij, paratë e investuara në arsim, kulturë, sport dhe shëndetësi, nuk janë shpenzim, por investimi më i duhur.

“Për mua është nderë, kënaqësi, përgjegjësi, që sot jam këtu bashkë me juve në fillimin e ndërtimit të një prej objekteve ndër më të rëndësishmet në mandatin tim qeverisës. Jo si vlerë financiare, por si peshë dhe rëndësi, sepse çdo para e shpenzuar në arsim, kulturë dhe sport, nuk është shpenzim, është investimi më i duhur. Nuk ka ekonomi dhe prosperitet pa arsim, kulturë dhe pa shëndetësi…Kur kam bërë programin me të cilin kam garuar, kam qenë drejtpërdrejt i involvuar, i kam pasur tre pyetje për veten, kur bëhet ky projekt, sa kushton dhe nga financohet ky projekt. Pa i dhënë përgjigje vetes në këto pyetje, nuk e kam vendosur në program”, ka thënë Hamza.

Valdete Idrizi, drejtoreshë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Mitrovicë, e ka quajtur ditën e sotme historike për qytetin e Mitrovicës dhe qytetarët e saj.

Ajo ka thënë se ndërtimi i bibliotekës në qytetin buzë Ibrit, ka qenë jo vetëm nevojë, por domosdoshmëri e kohës.

‘Jam shumë e lumtur, sepse sot me të vërtetë është një ditë historike… Jo se ka qenë nevojë, por ka qenë domosdoshmëri e kohës…Biblioteka e qytetit nuk ka pasur asnjëherë shtëpi të veten, asnjëherë objekt të saj’, ka theksuar Idrizi.

Ndërkaq, sipas akademikut Isak Shema, të gjithë qytetarët e vendit i kanë sytë dhe përkushtimin nga Mitrovica.

‘Mitrovica është vendi nga i kemi sytë të gjithë dhe ku e kemi përkushtimin tonë, prandaj me padurim presim jo vetëm ndërtimin, por edhe fillimin e punës të kësaj biblioteke’, është shprehur Shema.

Ndryshe, biblioteka në Mitrovicë gjatë periudhës së pasluftës kishte ndërruar disa herë adresë, por që së fundi ishte vendosur në lokacionin e qendrës multifunksionale ‘Omni Sport’, ku vazhdon të funksionojë edhe sot. /kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Hajdari: Akuzat e Prokurorisë për shkelje ligjore, një tendencë politike kundër Qeverisë Kurti

Hajdari: Akuzat e Prokurorisë për shkelje ligjore, një tendencë politike kundër Qeverisë Kurti

Dorëheqja e Krasniqit, Lladrovci: Nuk po adresohet përgjegjësia e organizimit

Dorëheqja e Krasniqit, Lladrovci: Nuk po adresohet përgjegjësia e organizimit

Ekzekutohen pensionet me rritje

Ekzekutohen pensionet me rritje

25 vjet burgim për vrasjen e 7 nëntorit 2024 në Gjilan

25 vjet burgim për vrasjen e 7 nëntorit 2024 në Gjilan

Hajdari: Akuzat e Prokurorisë për shkelje ligjore, një tendencë politike kundër Qeverisë Kurti

Hajdari: Akuzat e Prokurorisë për shkelje ligjore, një tendencë politike kundër Qeverisë Kurti

Mbappe flet pas rekordit të madh

Mbappe flet pas rekordit të madh

Shqipëria U17 mposhtet thellë nga Kroacia

Shqipëria U17 mposhtet thellë nga Kroacia

Flaka Loxha lufton për medalje të bronztë

Flaka Loxha lufton për medalje të bronztë

Dorëheqja e Krasniqit, Lladrovci: Nuk po adresohet përgjegjësia e organizimit

Dorëheqja e Krasniqit, Lladrovci: Nuk po adresohet përgjegjësia e organizimit

Shaqiri flet për provokimet e serbëve dhe festën me shqiponjë

Shaqiri flet për provokimet e serbëve dhe festën me shqiponjë

Marco Guida, arbitri që do të gjykojë ndeshjen Shqipëri – Angli

Marco Guida, arbitri që do të gjykojë ndeshjen Shqipëri – Angli

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën