TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Një tjetër tërmet i fuqishëm e godet Afganistanin

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Një tjetër tërmet i fuqishëm e godet Afganistanin

Një tjetër tërmet i fuqishëm i ka dridhur pjesë të Afganistanit perëndimor të mërkurën në mëngjes, vetëm pak ditë pasi një tërmet paraprak vrau më shumë se 2.000 njerëz dhe rrënoi fshatra të tëra.

Tërmeti më i fundit, 6.3 ballësh, goditi rreth 28 kilometra larg Heratit, kryeqytetit të provincës Herat, sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara.

Rreth 80 njerëz u lënduan nga tërmeti i mëngjesit të sotëm, ndërsa autostrada kryesore në Herat u bllokua si pasojë e rrëshqitjes së dheut, tha të mërkurën zëdhënësi i Ministrisë për Informim të Afganistanit, Abdul Wahid Rayan.

Të gjitha 700 shtëpitë në fshatin Chahak, i cili nuk ishte prekur nga tërmeti i kaluar, u shembën të mërkurën.

Në Chahak nuk u raportua për të vdekur, pasi banorët janë strehuar nëpër tenda këtë javë, nga frika se tërmetet do të vazhdojnë ta godasin Heratin.

Zyrtarët talibanë thanë se më shumë se 2.000 njerëz u vranë në Herat si pasojë e tërmetit të fundjavës.

Në fshatrat e këtij rajoni nuk ka mbetur pothuajse asgjë, përveç rrënojave dhe funeraleve pas tërmetit të së shtunës.

Në Naib Rafi, një fshat i cili i kishte rreth 2.500 banorë, nuk ka mbetur pothuajse askush i gjallë, përveç burrave që kishin qenë duke punuar jashtë kur tërmeti goditi, sipas dëshmitarëve. /rel

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mbështetje e palëkundur nga Gjermania për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Mbështetje e palëkundur nga Gjermania për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Kos në PE: Shqipëria ka përmbushur IBAR, hap i rëndësishëm drejt mbylljes së negociatave

Kos në PE: Shqipëria ka përmbushur IBAR, hap i rëndësishëm drejt mbylljes së negociatave

Eurodeputeti Andreas Schieder: Shqipëria mund të jetë historia e ardhshme e suksesit të zgjerimit të BE-së

Eurodeputeti Andreas Schieder: Shqipëria mund të jetë historia e ardhshme e suksesit të zgjerimit të BE-së

Protesta e 17-të në Tiranë, kërkohet largimi i Ramës

Protesta e 17-të në Tiranë, kërkohet largimi i Ramës

Sot fillon numërimi i votave jashtë vendit për zgjedhjet lokale

Elezi: Nesër përfundon numërimi i votave me postë, në mëngjes nis numërimi i votave me kusht

Prishtina shënon pjesëmarrje mbi 36% në votime deri në orën 17:00

LVV-ja siguron 53 ulëse në Kuvend, LDK-ja bie në 18 deputetë

Franca mposht Senegalin, Mbappe realizon dy gola

Franca mposht Senegalin, Mbappe realizon dy gola

Numërohen mbi 80% e votave me postë, këta janë 20 kandidatët e VV-së më të votuar

Numërohen mbi 80% e votave me postë, këta janë 20 kandidatët e VV-së më të votuar

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Një person plagoset me mjet të mprehtë në Fushë Kosovë, policia jep detaje

Panairi i librit në Prishtinë nga nesër (e mërkurë) e deri më 21 qershor

Panairi i librit në Prishtinë nga nesër (e mërkurë) e deri më 21 qershor

Arifi: Ramush Haradinaj do të ishte presidenti më i mirë për Kosovën në këtë fazë

Arifi: Ramush Haradinaj do të ishte presidenti më i mirë për Kosovën në këtë fazë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën