Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka thënë se Serbia duhet t’i jap disa përgjigje për sulmin terrorist më 24 shtator në veri të Kosovës.
Ai duke folur për grupin terrorist tha se uniformat mund të blihen ose te qepen, por armatimi dhe trajnimi duhet të ketë mbështetje.
Madje ai tha se në vendin ku ky grup ka kryer ushtrime nuk mund të futesh pa aprovimin e dikujt.
“Serbia do të duhej të jap disa përgjigje. Armët, trajnimet, xhirimet që kanë lënë pas vetes janë në dispozicion të Kosovës dhe aleatëve të saj. Për t’u futur aty brenda, duhet të kesh aprovimin e dikujt”, tha ai, në konferencën e përbashkët për media pas takimit me presidenten, Vjosa Osmani.