TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Deri në 3 euro një hamburger, qytetarët i shohin të paarsyeshme ngritjen e çmimeve

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Deri në 3 euro një hamburger, qytetarët i shohin të paarsyeshme ngritjen e çmimeve

Çmimet e ushqimeve të shpejta po shënojnë rritje vazhdimisht në vendin tonë. Derisa në vitin 2019 një hamburger ka kushtuar 0.50 centë, tani çmimi mesatarisht shkon 2 deri 3 euro në Prishtinë.
Ngritje të çmimeve vërehen edhe në shumë “fast food” të tjerë si doner, hot dog, tost, pica etj.

Qytetarët vlerësojnë se çmimi që paguajnë për këto ushqime, nuk e arsyeton as gjysmën e produktit.

Ndërkaq, nga Shoqata e Gastronomëve thonë se kjo situatë varion nga rritja e çmimit të produktit bazik dhe si pasojë e inflacionit. Kurse, Shoqata “Konsumatori” hedhë poshtë këto arsyetime.

Qytetari nga Prishtina, Avni Berisha thotë se konsumimi i ushqimeve të shpejta është bërë trend, derisa shton se gjatë vitit të kaluar një picë e vogël ka kushtuar 1 euro e gjysmë, kurse tani çmimi ka hipur deri në 2 euro e gjysmë.

” Gjithçka është rritë, jo vetëm një picë, që ka qenë 1 euro e gjysmë vjet një picë e vogël, tash është 2 apo 2 euro e gjysmë aty diku, sepse gjithçka po shkon lloj zinxhiri prej rritjes së çmimit të rrymës këta gjërat e tjera…Ato që blihen në KFC, sipas mendimit tim i kam parë fëmijët që i konsumojnë, ai është një lloj ushqimit që nuk e arsyeton çmimin as përgjysmë, totalisht është humbje e parave në to”, tha Berisha.

Njëjtë mendon edhe Burim Beqiri, i cili thotë se çmimi i këtyre ushqimeve po shënon rritje vazhdimisht, duke shtuar se nuk vlejnë për atë shumë.
“Në raste më të rralla e përdorim zakonisht ushqimet e shpejta…Shumë më të shtrenjta janë, ka rritje çdo herë edhe arsyeja është inflacioni që ndodhi viteve të fundit. Sipas juve a ia vlen të blihet një hamburger deri në 3 euro? Jo nuk ia vlen, hamburgeri zakonisht 1 euro e 20 cent ose 1 euro e gjysmë, më duket pak e tepërt nëse është 3 euro…Këto ushqimet zakonisht po shtrenjtohen më së shumti”, tha Beqiri.

Ndërkaq, Hajrullah Tërnava thotë se është simpatizues i ushqimeve klasike, ngase sipas tij ushqimet e shpejta janë të dëmshme. Ai shton se lufta në mes Rusisë dhe Ukrainës ka ndikuar që edhe në Kosovë të ketë ngritje të çmimeve ushqimore.

Se çmimet e “fast food” janë rritur, e pohon edhe përfaqësuesi i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Arian Vranica, i cili thotë se ky ndryshim vjen si shkak i kërkesës për rritje të pagës, mungesës së punëtorëve dhe se ‘tatimi për qira është më i lartë’.

“Rrjedhimisht rritja e çmimeve në krejt sektorin e gastronomisë, përfshirë edhe sektorët e tjerë ka variuar prej rritjes së çmimit të produktit bazik, si pasojë e inflacionit… Problem tjetër është rritja e shpronësimeve operative, tatimi në qira është më i lartë…më pas është edhe rritja e kërkesës për të pasur një standard pak më të madh të përgjithshëm që përkthehet edhe në kërkesën për rritje të pagave. Kërkesa për punëtorë është rritur jashtëzakonisht shumë. Përgjithësisht ka rritje të çmimit të standardit që të mund t’i mbulojnë shpenzimet e vetanake secili, duhet t’i rrisin çmimet… “, u shpreh Vranica.

Ndërkaq, kryetari i Shoqatës “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku i quan pretekst arsyet e gastronomëve për rritje të çmimeve, derisa thotë se ‘oreksi’ dhe marrëveshja ndërmjet tyre duhet të hetohet nga Autoriteti i Konkurrencës.

“Ndikimi është shumë negativ, nëse kemi parasysh se varfëria vazhdimisht po rritet, sepse 80 përqindëshi i konsumatorit të varfër tanimë ka falimentuar…Unë mendoj se gjoja rritja e pagave të punëtorëve është pretekst, sepse gastronomët gjithmonë kanë shprehur gatishmërinë për t’i rritur çmimet. Nuk është fjala as për qiranë sepse, lokalet me qira e dimë që popullata po orientohet nga eksodi i ri, sepse nuk ka vende pune dhe çdo kush ka të drejtë të kërkojë perspektivë më të mirë, dhe asnjë arsyeje nuk qëndron. Por, qëndron “oreksi” i tyre, dhe marrëveshja e tyre ndaj edhe
Agjencioni i Konkurrencës duhet ta hetojë këtë rast, dhe të shohë se a është marrëveshje mes gastronomëve apo diçka tjetër”, tha Kaçaniku.

Në raportin e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës(ASK) thuhet se çmimi i bukës dhe drithërave në muajin gusht të këtij viti krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022, janë shtrenjtuar për 4. 5 për qind.

Ndërsa, kanë pësuar ulje të çmimeve vajrat dhe yndyrat 14.5 për qind, dhe lënde djegëse të ngurta, dru zjarri.

Në sondazhin mbarëkombëtar nga Qendra për Perceptime në Hulumtime të Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI), thuhet se 60% e të anketuarve thonë se kostoja e ushqimit është e lartë në Kosovë/KP/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kryeziu: Rrezikohet shteti nëse shkohet në zgjedhje, duhet gjetur zgjidhje për presidentin

Kryeziu: Rrezikohet shteti nëse shkohet në zgjedhje, duhet gjetur zgjidhje për presidentin

Sulmoi fizikisht dy femra, arrestohet një person në Gjakovë

Arrestohet një i mitur për shpërndarje të materialeve të abuzimit seksual të fëmijëve

Gashi i LDK-së: S’ka hapësirë për vendime individuale

Gashi: Votimi me 64 deputetë shkelje e rëndë kushtetuese, zgjidhja janë zgjedhjet e reja

Hamza: Seanca për presidentin ishte puç kushtetues, rrezikohet stabiliteti i vendit

Abdixhiku: Vetëvendosje sonte inicioi përmbysjen e rendit kushtetues dhe demokratik të Kosovës

Abdixhiku: Vetëvendosje sonte inicioi përmbysjen e rendit kushtetues dhe demokratik të Kosovës

Nagavci: Kemi pasur kuorum për seancën e jashtëzakonshme, ftoj deputetët të marrin pjesë nesër

Nagavci: Kemi pasur kuorum për seancën e jashtëzakonshme, ftoj deputetët të marrin pjesë nesër

“Ti bëhet presion Serbisë” – Thirrja për ndërkombëtarët në 27 vjetorin e masakrës së Mejës

“Ti bëhet presion Serbisë” – Thirrja për ndërkombëtarët në 27 vjetorin e masakrës së Mejës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën