Zyrtari policor, Anton Cena, medaljen që e ka fituar në nëntë garat policore në Spanjë ia ka dhuruar familjes së rreshterit, Afrim Mujku, që u vra në sulmin terrorist në veri.
Cena, u përgëzua nga Policia e Kosovës në aeroport, pastaj ka shkuar në familjen e heroit, Afrim Bunjakut.
“Me të arritur në aeroport përgëzimet e para erdhën nga Policia e Kosovës me një torte. Më pas Brigada 138 ‘Agim Ramadani’ ma dhuruan flamurin e Brigadës që ta kam si kujtim për rezultatet e arritura që nga paslufta”.
“Dhe më pas drejtë e te familja e heroit të kombit, Afrim Bunjakut. Medaljen e fituar në garat e nënta policore në Spanjë ia dhurova familjes si kujtim. Lavdi për jetë e mot!”, ka shkruar Cena në Facebook./teve1.info/