Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka cilësuar të rëndësishme diskutimet gjatë pjesëmarrjes në Samitin e Liderëve të Komunitetit Politik Evropian që u mbajt në Granada të Spanjës, raporton teve1.info
Osmani e ka publikuar një statusi në Facebook, ku e ka bërë një përmbledhje të fotografive me disa nga liderët botëror dhe ka shkruar se ka diskutuar mbi sigurinë pas sulmit terrorist në veri të vendit.
“Diskutime të rëndësishme me aleatë dhe partnerë të Kosovës rreth situatës së sigurisë pas sulmit terrorist dhe aktit të agresionit të Serbisë, si dhe për fuqizimin e aleancave tona në përballje me sfidat aktuale”, ka shkruar Osmani.