Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se nuk mund të ketë takim me presidentin serb, pa vendosjen e sanksioneve ndaj Serbisë, për sulmin terrorist në veri të vendin më 24 shtator.
Ajo këto deklarata i ka bërë para mediave në hapje të samitit të Komiteti Politik Evropian, që po mbahet në Spanjë.
“Nuk ka arsye për t’u takuar para se të ndërmerren sanksionet ndaj Vuçiqit, fillimisht sanksionet dhe më pas mund të flasim për të tjerat”, tha Osmani.
Mediat ndërkombëtare kishin raportuar se ishte duke u tentuar që gjatë këtij samiti të organizohej një takim ndërmjet Osmanit dhe Vuçiqit.
Osmani ka shprehur shpresën se gjatë këtij samiti do të ketë mundësinë të diskutojë në takime të veçanta për sulmin e 24 shtatorit edhe pse ka thënë se nuk ka të konfirmuar takime të veçanta me liderë. /teve1.info/