TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Dështon miratimi i amendamentit për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A

Kuvendi i Kosovës, nuk ka arritur të miratojë amendamentin Kushtetues numër 27 që ka të bëjë me përfshirjen e Konventës së Kombeve të Bashkuara për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara në Kushtetutë, në mungesë të deputetëve të Listës Serbe.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se kërkohen së paku 14 vota të deputetëve jo-shumicë.

Grupet tjera parlamentare i kanë dhënë mbështetje këtij propozimi.

Kryetari i Komisionit për Legjislacion nga radhët e VV, Adnan Rrustemi ka ftuar deputetët që amendamenti i propozuar nga qeveria të miratohet.

“Komisioni për Legjislacion ka shqyrtuar amendamentin kushtetues numër 27 që ka të bëjë me përfshirjen e Konventës së Kombeve të Bashkuara për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara dhe nenin 22 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Komisioni përkrah amendamentin e propozuar numër 27 për amendamentin e kushtetutës, i vlerësuar me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, i cili ka konstatuar që amendamenti nuk pakëson në asnjë mënyrë të drejtat e njeriut, përkundrazi avancon dhe zhvillon ato”, u shpreh ai.

E shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri theksoi se shteti duhet të angazhohet më shumë që këta persona të jenë pjesë e institucioneve.

“Në emër të GP-së së PDK-së mbështesim dhe përkrahim shqyrtim propozimin e amendamentit kushtetues 27, që e propozon Qeveria e Kosovës. Konsiderojmë që një amendament i tillë është jashtëzakonisht i rëndësishëm, për mbështetjen e personave me aftësi të kufizuara në Republikën e Kosovës. Mirëpo, konsiderojmë që kjo nuk duhet të mbetet thjesht në plotësim-ndryshimin e dokumenteve, duke filluar nga kushtetuta e Republikës së Kosovës, si dokumenti më i rëndësishëm i republikës sonë, pastaj ligjeve, rregulloreve dhe kështu me radhë. Mirëpo, duhet të kemi një angazhim më të madh, konkret në përkrahjen financiare të këtyre personave”, deklaroi Tahiri.

Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës ka përkrahur propozimin e ekzekutivit, por deputeti Driton Selmanaj tha se duhet të ketë veprime konkrete për përkujdesje maksimale ndaj kësaj kategorie.

“Grupi i Lidhja Demokratike e Kosovës e vlerëson iniciativën që Konventa e Kombeve të Bashkuara për personat me aftësi të kufizuara të bëhet pjesë e listës së marrëveshjeve ndërkombëtare dhe instrumenteve ndërkombëtare, të cilat kanë privalim juridik mbi çdo akt tjetër që ka miratuar dhe miratojnë institucionet e Kosovës. Po ashtu, vlerëson edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila konsideron me aktgjykimin e saj që kjo nismë nuk cenon ose nuk pakëson liritë dhe të drejtat e njeriut të cilat janë të përcaktuara me kapitullin 2 të kushtetutës”, u shpreh ai.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri tha se kjo nuk do të kalojë për shkak të bllokadës së Listës Serbe.

“Kemi një bojkotim të deputetëve të Listës Serbe. Andaj cila është detyra jonë si deputetë, përveç fjalëve të mira që i flasim dhe si qeveri, si kryeministër të veprojmë në këtë temë që jemi sot. Ne e dimë që viti 2022 ka qenë viti i personave me aftësi të kufizuara, për vitin 2022 janë bërë disa veprime. Në vitin 2023 po tentojmë ta amendamentojmë por fatkeqësisht nuk do të mundemi”, përfundoi ai.

Ai propozoi që viti i ardhshëm të jetë viti veprues për personat me aftësi të kufizuara.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Osmanaj: LDK synon fitoren, qytetarët mund ta ndëshkojnë edhe VV-në

Osmanaj: LDK synon fitoren, qytetarët mund ta ndëshkojnë edhe VV-në

Gërvalla për padinë e Lushtakut ndaj Kurtit: Deklarata e kryeministrit është plotësisht e vërtetë

Gërvalla për padinë e Lushtakut ndaj Kurtit: Deklarata e kryeministrit është plotësisht e vërtetë

Behrami i reagon Gërvalles: Dita kur lirohen krerët e UÇK-së shënon fundin tuaj politik

Behrami i reagon Gërvalles: Dita kur lirohen krerët e UÇK-së shënon fundin tuaj politik

Konjufca pret Hamilton, flasin për bashkëpunimin me NATO-n

Konjufca pret Hamilton, flasin për bashkëpunimin me NATO-n

Osmanaj: LDK synon fitoren, qytetarët mund ta ndëshkojnë edhe VV-në

Osmanaj: LDK synon fitoren, qytetarët mund ta ndëshkojnë edhe VV-në

Emisioni “Info Nata” 20.05.2025

Emisioni “Info Nata” 20.05.2025

Të rinjtë në Tiranë krah studentëve shqiptarë në Shkup, njoftojnë protestë në kryeqytet

Të rinjtë në Tiranë krah studentëve shqiptarë në Shkup, njoftojnë protestë në kryeqytet

Gërvalla për padinë e Lushtakut ndaj Kurtit: Deklarata e kryeministrit është plotësisht e vërtetë

Gërvalla për padinë e Lushtakut ndaj Kurtit: Deklarata e kryeministrit është plotësisht e vërtetë

Behrami i reagon Gërvalles: Dita kur lirohen krerët e UÇK-së shënon fundin tuaj politik

Behrami i reagon Gërvalles: Dita kur lirohen krerët e UÇK-së shënon fundin tuaj politik

Konjufca pret Hamilton, flasin për bashkëpunimin me NATO-n

Konjufca pret Hamilton, flasin për bashkëpunimin me NATO-n

Zulfaj takoi ambasadorin e Francës në Kosovë

Zulfaj takoi ambasadorin e Francës në Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën