Policia e Kosovës ka zbuluar një rast në Prishtinë ku një person merrej me shit- blerje të substancave narkotike, ku edhe ka arrestuar të dyshuarin.
Policia ka bërë të ditur se ka marrë informacione se i dyshuari merret me ketë veprimtari, kanë filluar veprimet dhe pas një pune hetimore kanë arrestuar të dyshuarin.
“Rr. Misine Kokollari, Prishtinë 04.10.2023 – 17:00. Pas pranimit të informatave se një i dyshuar mashkull kosovar merret me shitblerjen e substancave narkotike dhe pas një pune hetimore me datë 04.10.2023 është arrestuar i dyshuari pasi që gjatë kontrollit i është gjetur dhe sekuestruar një qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë 5.6 gram, një telefon dhe 25 € dhe një thikë”, thuhet në komunikatën e PK-së.
I dyshuari sipas policisë ka pohuar se në shtëpinë e tij ka një sasi të narkotikëve dhe gjatë kontrollit të shtëpisë janë gjetur dhe sekuestruar 73 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./teve1.info/