Policia e Kosovës ka njoftuar se disa persona kanë hyrë një banesë në Prishtinë ku kanë kryer vjedhje.
Rasti është raportuar nga e dëmtuara, ndërsa policia ka njoftuar kanë filluar hetimet.
“Ankuesja femër kosovare ka informuar se persona të panjohur kanë depërtuar në banesën e saj dhe nga aty kanë kryer vjedhje. Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në njoftim.
Ndërsa, siç ka raportuar Sinjali, vjedhja është kryer në banesën e ministres së Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari.