Një javë pas sulmit terrorist nga grupi i armatosur nga Serbia në Banjskë të Zveçanit, ku një polic i Kosovës mbeti i vrarë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se këto sulme ishin të orkestruara nga Serbia.
Ai ka thënë se që nga 24 shtatori “kemi qenë dëshmitarë të dhunës, kërcënimeve dhe glorifikimit të akteve të tilla”.
Kurti në një postim në X ka thënë se vlerëson mbështetjen e aleatëve në luftën e përbashkët për demokraci.
“Ka kaluar një javë nga sulmet tragjike terroriste të orkestruara nga Serbia. Gjatë 7 ditëve të fundit kemi qenë dëshmitarë të dhunës, kërcënimeve dhe glorifikimit të akteve të tilla. Gjatë kësaj kohe, ne vlerësojmë thellësisht mbështetjen e aleatëve tanë në luftën tonë kolektive për demokraci”, ka thënë shkruar Kurti.