Drejtori i policisë, Gazmend Hoxha ka prezantuar pamje të vendit ku terroristët serbë u përgatitën për sulmin në Banjskë.
Ai gjithashtu ka prezantuar edhe momentin e sulmit ku u vra polici Afrim Bunjaku.
“Vrasja e tij ka ndodhur me detonim të minës antikëmbësorike të detonuar nga afërsia me teledirigjues dhe me bateri elektrike që është përdorur nga grupi terrorist”, u shpreh ai.
Hoxha dhe Sveçla të dielën në një konferencë për media kanë publikuar disa pamje, të cilat thanë se janë nxjerrë nga dromët e konfiskuar së bashku me armë dhe pajisje tjera nga grupi terrorsit