TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Për dhe kundër kontrollit të veriut nga KFOR-i

Njohësit e sigurisë kanë mendime të ndryshme lidhur me propozimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, që pas situatës së krijuar në veri të Kosovë trupat e KFOR-it ta marrin nën kontroll atë zonë. Derisa dikush konsideron se një gjë e tillë është e dobishme për vendin pasi që NATO është partner i besueshëm i Kosovës, dikush tjetër vlerëson se një veprim i tillë mund t’i sjellë dëme vendit.

by Lindrit Zejnullahu
3 vjet ago
0
A A
Për dhe kundër kontrollit të veriut nga KFOR-i

Që nga dita e diel, kur nga një grup terrorist, në Banjskë të Zveçanit u vra rreshteri i Policisë, Afrim Bunjaku, veriu i Kosovës mbetet zonë e tensionuar.

Thirrje për shtensionimin e gjendjes pati nga faktorë të shumtë ndërkombëtarë, por nuk munguan as propozimet për hapat që duhet ndërmarrë për të mos lejuar përshkallëzimin e situatës në atë pjesë të Kosovës.

Një prej propozimeve erdhi nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Ai propozoi që trupat e KFOR-it ta marrin nën kontroll gjithë veriun e Kosovës.

Por, njohësit e fushës së sigurisë kanë mendime të ndryshme rreth këtij propozimi.

Ish-koloneli i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Afrim Veseli nuk e sheh si problem një gjë të tillë pasi siç thotë ai, NATO është aleat i besueshëm i Kosovës.

Sipas tij, nëse misioni i NATO-s nuk ndërhyn në atë pjesë të vendit, në rrethanat aktuale mund të ketë edhe më shumë pasoja.

Por, njohësi i fushës së sigurisë, Avni Islami thotë se nëse kjo ndodh, atëherë do të plotësohet kërkesa Serbisë dhe rrjedhimisht do të ketë më shumë krim të organizuar në veri.

Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoltenberg ka konfirmuar se kanë marrë vendim për rritjen e numrit të trupave në veri të Kosovës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti priti në takim lamtumirës ambasadorin e Belgjikës, Cuvelier

Kurti priti në takim lamtumirës ambasadorin e Belgjikës, Cuvelier

Ambasadori francez mesazh partive: Gjeni kompromisin dhe zhbllokoni institucionet

Ambasadori francez mesazh partive: Gjeni kompromisin dhe zhbllokoni institucionet

Kryeziu: Nuk besoj se liderët kanë vullnet për kompromis, Kushtetuta duhet të ndryshohet

Kryeziu: Nuk besoj se liderët kanë vullnet për kompromis, Kushtetuta duhet të ndryshohet

Deklarata e ministres serbe për “spastrim etnik”, Kryeziu: Le ta dijë Evropa se me kë kemi të bëjmë

Deklarata e ministres serbe për “spastrim etnik”, Kryeziu: Le ta dijë Evropa se me kë kemi të bëjmë

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 45-të, kërkohet dorëheqja e qeverisë

Spanja në finale të Botërorit, eliminon Francën

Spanja në finale të Botërorit, eliminon Francën

Ambasadori francez mesazh partive: Gjeni kompromisin dhe zhbllokoni institucionet

Ambasadori francez mesazh partive: Gjeni kompromisin dhe zhbllokoni institucionet

Kryeziu: Nuk besoj se liderët kanë vullnet për kompromis, Kushtetuta duhet të ndryshohet

Kryeziu: Nuk besoj se liderët kanë vullnet për kompromis, Kushtetuta duhet të ndryshohet

Deklarata e ministres serbe për “spastrim etnik”, Kryeziu: Le ta dijë Evropa se me kë kemi të bëjmë

Deklarata e ministres serbe për “spastrim etnik”, Kryeziu: Le ta dijë Evropa se me kë kemi të bëjmë

Drita eliminohet nga Liga e Kampionëve

Drita eliminohet nga Liga e Kampionëve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën