TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kërkohet largimi i masave ndëshkuese ndaj Kosovës e marrja e masave ndaj Serbisë

by Valeza Sylejmani
2 vjet ago
0
A A
Kërkohet largimi i masave ndëshkuese ndaj Kosovës e marrja e masave ndaj Serbisë

Ka disa muaj që Unioni Evropian ka vendosur masa ndëshkuese ndaj Kosovës si pasojë e mos de-eskalimit të gjendjes në pjesën veriore të vendit. Ndërkohë tash që rrjedha e situatës ka ndryshuar pas sulmit terrorist ndaj policisë së Kosovës, njohësit e proceseve politike kërkojnë lirimin e Kosovës nga këto masa, derisa bëjnë thirrje që të vihet para përgjegjësisë burimi i detsabilitetit në veri.

Për tensionet që ishin në veri të vendit tonë, përgjatë muajit maj e qershor të këtij viti, Unioni Evropian fajësoi Kosovën.

Andaj blloku evropian vendosi disa masa ndëshkuese, për mos de-eskalim të situatës atje.

E tash, zhvillimet e fundit në atë zonë, kur një grup terrorist serbë sulmoi policinë e Kosovës, konsiderohet se e vunë në pah, kush është burim destabiliteti atje.

Andaj për ish-diplomatin, Sylë Ukshini tani është koha që këto masa ndëshkuese ndaj Kosovës të hiqen.

“Fakti që 22 vende të BE-së e njohin Kosovën, e vetëm 5 jo por sillet sikur t’a njohin 5 e 22 vende jo tregon që ka një lloj asimetrie brenda Bashkimit Evropian. Unë mendoj që takimi i radhës Kosovën duhet ta gjejë pa masa ndëshkuese sepse nuk mund të ndëshkohet Kosova edhe nga BE edhe të ketë agresion politik, ekonomik, kulturor, propagandistik e në fund edhe ushtarak”, ka thënë ish diplomati, Sylë Ukshini.

Duke folur për dialogun, ai e vë pikëpyetje ecurinë e mëtutjeshme të tij.

“Është e paprecedentë në historinë e Evropës kur një shtet mbështet hapur grupe kriminale dhe terroriste. Unë mendoj se nëse nuk ka ndonjë distancim të qartë edhe nga Vuçiqi edhe nga derivati I tij në Kosovë, Lista Serbe, nuk e di për çfarë normalizimi mund të flitet në raportet Kosovë – Serbi”, është shprehur Ukshini.

Se tani është koha që Kosovës t’i hiqen masat ndëshkuese e thotë edhe njohësi i rrethanave politike Gazmir Raci.

“Serbia është shkelësja më e madhe e të gjitha marrëveshjeve të dialogut të Brukselit. Fatkeqësisht është ndëshku Kosova njëanshëm. Andaj është moment kritik që këto masa me u heq prej Kosovës dhe natyrisht Serbia me u thirr në përgjegjësinë e saj sepse bëri agression dhe sponsorizoi sulmin terrorist mbi Policinë e Kosovës, këtë tashmë e ka konfirmu edhe vet BE- ja”, ka deklaruar njohësi i çështjeve politike, Gazmir Raci.

Përfaqësues të shteteve anëtare të BE-së të martën kishin një takim, në të cilin diskutuan për zhvillimet e fundit në Kosovë.

Aty u tha se pasi të vërtetohen të gjitha rrethanat dhe faktet e asaj që ka ndodhur më 24 shtator në fshatin Banjskë në veri të Kosovës, vendet anëtare do të marrin vendime rreth masave dhe hapave të mundshëm.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Një vendim i formës së prerë e shumë probleme, çka e karakterizoi punën e Speciales

Specialja del me sqarim: Kërkohet 45 vjet burgim për secilin të akuzuar

Nis numërimi i votave të fundit me postë

Supremja përfundon shqyrtimin e ankesave ndaj vendimeve të PZAP-së

​Veteranët e UÇK-së ndjekin fjalët përfundimtare në Hagë

​Veteranët e UÇK-së ndjekin fjalët përfundimtare në Hagë

Prokuroria kërkon paraburgim për pesë zyrtarët e komunës së Prizrenit që falsifikuan dokumente

Nisin hetimet edhe në Dragash për manipulim të rezultatit zgjedhor

Një vendim i formës së prerë e shumë probleme, çka e karakterizoi punën e Speciales

Specialja del me sqarim: Kërkohet 45 vjet burgim për secilin të akuzuar

Amerikani Dukes largohet nga Prishtina

Amerikani Dukes largohet nga Prishtina

Nis numërimi i votave të fundit me postë

Supremja përfundon shqyrtimin e ankesave ndaj vendimeve të PZAP-së

Kryeministrja e Italisë i quan protestuesit anti-olimpikë “armiq të Italisë”

Kryeministrja e Italisë i quan protestuesit anti-olimpikë “armiq të Italisë”

​Veteranët e UÇK-së ndjekin fjalët përfundimtare në Hagë

​Veteranët e UÇK-së ndjekin fjalët përfundimtare në Hagë

Ushtria izraelite vret katër palestinezë në Gaza pavarësisht armëpushimit

Ushtria izraelite vret katër palestinezë në Gaza pavarësisht armëpushimit

Prokuroria kërkon paraburgim për pesë zyrtarët e komunës së Prizrenit që falsifikuan dokumente

Nisin hetimet edhe në Dragash për manipulim të rezultatit zgjedhor

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën