TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

I jepet lamtumira e fundit policit Afrim Bunjaku

by Fetije Kamberi
3 vjet ago
0
A A
I jepet lamtumira e fundit policit Afrim Bunjaku

Këtë numër të madh të qytetarëve, e bëri bashkë heroi më i ri i Kosovës, Afrim Bunjaku.

Rrugën drejt Samadrexhës së Vushtrrisë e morën për t’i dhënë lamtumirën e fundit rreshterit të policisë, i cili u vra në detyrë.

E pak metra larg trupit të tij, me lule në duar e dhimbje në fytyrë janë bashkëshortja dhe tre fëmijët që i ndjeri la pas.

E gjithë ceremonia e varrimit u bë me nderime të larta shtetërore.

Fjalë krenarie për policin që u vra në veri, pati shefja e shtetit Vjosa Osmani.

Nderime për veprën e tij patën edhe kryeministri i vendit Albin Kurti dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca.

Ndërsa drejtori i policisë, Gazmend Hoxha duke kujtuar Bunjakun tha se është krenar për çdo pjesëtarë të policisë së Kosovës.

E për gjithë këta njerëz të pranishëm, falënderime pati nga familjarët.

Arton Bunjaku thotë se qytetarët e Kosovës ia kanë lehtësuar këtë dhimbje të madhe.

Në të gjitha anët pati zyrtarë të policisë së Kosovës dhe zyrtarë të shumtë të Njësive Speciale të Kosovës. Rreth trupit të tij mbetën vetëm kolegët me uniformën e policisë.

Të njëjtit, simbolin e tyre dhe fotografinë ia dorëzuan bashkëshortes dhe djalit.

Pas kryerjes së procedurës shtetërore, trupin e pajetë të tij e nisën për në varreza.

Prezent në këtë ceremoni ishin shumë personalitete publike, ministra të Qeverisë Kurti, deputetë të pozitës dhe opozitës, kryetarë të komunave të Kosovës, ambasadorë të vendeve të huaja si dhe përfaqësues të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Policia në Pejë sekuestron armë zjarri dhe substancë të dyshuar narkotike, arrestohet një i dyshuar

Policia në Pejë sekuestron armë zjarri dhe substancë të dyshuar narkotike, arrestohet një i dyshuar

Serbët thërrasin protestë në Rashkë

Mot me vranësira e diell gjatë javës së ardhshme

Policia gjen armë në veturën e të dyshuarit që kishte shkaktuar aksident dhe ikur nga vendi i ngjarjes

Policia gjen armë në veturën e të dyshuarit që kishte shkaktuar aksident dhe ikur nga vendi i ngjarjes

KFOR-i nderon të rënët për paqen në Kosovë

Kosova e përmbyll Kampionatin Ballkanik të Karatesë me 10 medalje

Kosova e përmbyll Kampionatin Ballkanik të Karatesë me 10 medalje

Parandalohet ngjarja kriminale në Vlorë

Parandalohet ngjarja kriminale në Vlorë

Aksident hekurudhor në Egjipt, përplasen dy trena, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur

Aksident hekurudhor në Egjipt, përplasen dy trena, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur

KFOR-i nderon të rënët për paqen në Kosovë

KFOR-i nderon të rënët për paqen në Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën