Emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak është takuar sot me të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, si dhe me kryekëshiltarët diplomatikë nga Gjermania e Franca, Emmanuel Bonne dhe Jens Plötner.
Me këtë rast, Lajçak ka njoftuar se gjatë këtij takimi është diskutuar për situatën në veri të Kosoës, dhe hapat e mëtutjeshëm për zbatimin e marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë.
”Konsultime intensive dhe shumë thelbësore me kryekëshilltarët diplomatikë Bonne, Plötner, Talo dhe DAS Escobar. Diskutuam hapat e ardhshëm në zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit dhe situatën në veri të Kosovës. Faleminderit për mbështetjen e plotë”, ka shkruar Lajçak në “X”.
Ky takim erdhi pas sulmit ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës në fshatin Banjskë në veri të Kosovës, të dielën, më 24 shtator, ku mbeti i vrarë një polic. Sulmuesit janë të kombësisë serbe.