Instituti GAP, bazuar në të dhënat e ATK në muajin qershor 2023, ka prezantuar pagat mesatare bruto nëpër komunat e Kosovës.
Sipas llogarive të tyre paga më e lartë mesatare është në komunën e Prishtinës 677 euro, Graçanicë 630, Leposaviq 590, Hani i Elezit 575 euro e kështu më radhë.
Ndërsa më e ulëta është në Partesh dhe Ranilug me 233 euro.
Ndërsa mesatarja e përllogaritur nga këto shifra është 401 euro.







