TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Lekaj-Prljaskaj: Njohja e Kosovës prioritet i Kroacisë

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Lekaj-Prljaskaj: Njohja e Kosovës prioritet i Kroacisë

Deputetja shqiptare në Parlamentin e Kroacisë, Ermina Lekaj-Prljaskaj, thotë se njohja e Kosovës është njëra ndër prioritetet e shtetit kroat.

Deputetja e Parlamentit të Kroacisë thotë se për njohjen e Kosovës është zotuar qeveria kroate, kryeministri, parlamenti si dhe deputetët e Komisionit për Integrime Evropiane.

“Sa i përket shtetit të Kroacisë, pa marrë parasysh a bëhet fjalë për presidentin e Kroacisë apo për qeverinë kroate, Kosova është njëra ndër prioritetet, pra njohja e Kosovës dhe lobimi për njohjen e Kosovës është një ndër prioritetet e shtetit kroat. Për këtë gjë njëzëri është zotuar edhe qeveria kroate në krye me kryeministrin, si dhe parlamenti kroat bashkë me deputetët e Komisionit për Integrime Evropiane, në çdo takim që e bëjnë jashtë shtetit e mbështesin njohjen e Kosovës”, tha ajo në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Lekaj-Prljaskaj thotë se Kosova ka një aleate të fuqishme për njohjen universale të saj.

“Për momentin mund të themi se Kosova ka një aleat shumë të fuqishëm, sa i përket njohjes së saj, dhe kjo është Kroacia, e cila është edhe pjesë e Bashkimit Evropian”, tha ajo.

Tutje, ajo tha se nga Kroacia po punohet me ato shtete të cilat nuk e njohin ende shtetësinë e Kosovës.

“Nga Kroacia në lobim për çështjen e Kosovës punohet me ato shtete të cilat nuk e njohin Kosovës, siç janë Spanja, Sllovakia… para dy dite isha edhe unë si deputete e parlamentit kroat e ftuar nga ana e ambasadës sllovake, ku gjatë bisedës bëra kërkesë që të njihet Kosova”, tha deputetja shqiptare.

Çështja e Kosovës u përmend në disa fjalime në Sesionin e 78-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, ndër to edhe në fjalimin e presidentit të Kroacisë, Zoran Milanoviq, i cili tha se si Kroaci do të lobojnë për njohjen e Kosovës dhe të drejtave të saj për ekzistencë si anëtare e barabartë e Bashkësisë së Kombeve./teve1.info/

Tags: Ermina Lekaj-Prljaskajnjohja e KosovësParlamenti kroat
ShareTweet

Postime të ngjashme

Pas më shumë se dy dekadash, rivarrosen mbetjet mortore të Liridona Deliut

Pas më shumë se dy dekadash, rivarrosen mbetjet mortore të Liridona Deliut

Kurti: Marrëveshjet nga Procesi i Berlinit duhet të zbatohen nga të gjithë

Kurti: Marrëveshjet nga Procesi i Berlinit duhet të zbatohen nga të gjithë

Bashkëpunimi Kosovë-Zvicër në shëndetësi, në fokus të takimit mes Vitisë dhe ambasadores

Bashkëpunimi Kosovë-Zvicër në shëndetësi, në fokus të takimit mes Vitisë dhe ambasadores

Nimani për dorëheqjen e Hamzës: Është e vonuar, pas tri palë zgjedhjeve të humbura

Bizneset e prekura gjatë protestave në Tiranë, 90 subjekte të dëmtuara, humbjet arrin deri në 18 milionë lekë

Arrestohen pesë burra për sulm ndaj bashkëshortëve gjatë 24 orëve

Identifikohet dhe arrestohet i dyshuari që tentoi të kryejë grabitje në një barnatore në Pejë

Konushevci: Mosmiratimi i 1 milion eurove shtesë s’nënkupton mungesë financimi për protezat e invalidëve të luftës

Konushevci: Mosmiratimi i 1 milion eurove shtesë s’nënkupton mungesë financimi për protezat e invalidëve të luftës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën