Policia e Kosovës ka marrë disa materiale pas kontrollit që ka bërë bashkë me Inspektoratin e Arsimit në çerdhen Gëzimi ynë në Fushë – Kosovë.
Veprimi i policisë ka ardhur pasi familjarë të një fëmije që ishte në këtë çerdhe kanë publikuar video, ku shihet se edukatorët rrahin fëmijën.
Për këtë rast ka reaguar edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci e cila ka paralajmëruar se do të marrë masa.
Ndërsa, familjarët e fëmijës kanë angazhuar një avokat i cili pritet që të deklarohet për media./teve1.info/