TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti: Në takimin trilateral u përballa me një skenar të përgatitur kohë më parë nga Lajçak

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
DASH i zhgënjyer me mungesën e përparimit në dialog

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar për takimin e së enjtes në Bruksel.

Kurti thotë se në këtë takim ia ka bërë të qartë dy përfaqësuesve evropianë, shefit të diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, dhe të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Mirosllav Lajçak, se hapi i parë duhet të jetë dakordimi i planit të sekuencimit dhe në të të parashihej nënshkrimi i marrëveshjes bazike.

“Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka një kohë që deklaron poshtë e lartë se ai nuk ka pranuar një marrëveshje me Kosovën dhe se do ta zbatojë vetëm në përputhje me linjat e kuqe të Serbisë. Duke marr shkas nga ky kontekst iu bëra të qartë të dy përfaqësueseve evropianë se hapi i parë duhet të jetë dakordimi i planit të sekuencimit dhe në të të parashihej nënshkrimi i marrëveshjes bazike ose së paku depozitimi i saj nga përfaqësuesi Borrell në zyrën e sekretarit të përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara”, tha Kurti në konferencë për media, përcjellë teve1.info

Tutje, ai tha se në takimin e parë nuk kanë arritur marrëveshje, kjo pasi Borrell dhe Lajçak kanë pasur qëndrim se duhej të zbatohet marrëveshja që kishte të bënte me krijimin e Asociacionit dhe heqjes e njohjes së ndërsjellët.

“Në takimin e parë nuk arritëm tek një mirëkuptim minimal duke qenë se qëndrimi i zotërinjve Borrell dhe Lajçak ishte se sekuencimi i zbatimit të marrëveshjes duhej të bëhej në një mënyrë të tillë që të ishte e pranueshme edhe për Serbinë, e cila e donte Asociacionin si prioritet dhe heqjen e neneve të njohës së ndërsjellët de facto. Që aty ia u bëra të qartë se sekuencimi i zbatimit të marrëveshjes bazike nuk kërkonte një negociatë të re, ajo duhej të ishte një rezultat i natyrshëm”, tha Kurti.

Sa i përket takimit trepalësh, Kurti tha aty u përballë me një skenar të cilin sipas tij, Lajçak e kishte dizajnuar më parë.

Ai tha se propozimi i tij u kundërshtua në mënyrë të koordinuar nga Vuçiq dhe Lajçak.

“Në takimin trepalësh u ekspozova përballë një skenari të cilin Lajçak e kishte dizajnuar kohë më parë. Pasi propozova një plan të sekuencimit të marrëveshjes  nga Republika e Kosovës, Vuçiq dhe Lajçak reaguan me të njëjtin mendim dhe me të njëjtën shpërfillje të koordinuar. Te dytë thanë se ky plan është shumë jorealist dhe e vetmja rrugë përpara është zbatimi i pasekuencuar i pikës së statutit të Asociacionit”, tha Kurti në konferencën për media./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Auto Draft

Përgatitjet për Lojërat Mesdhetare 2030, sfidë stadiumi

Auto Draft

Konkursi për sekretar Kuvendi, kandidati: Kryetarja pati tendencë ta anulojë

KGJK kërkon nga Avokati i Popullit që Ligjin për Paga ta referojë në Kushtetuese

Trajtoi shumë raste, si performoi Kushtetuesja këta muaj?

Mos-pagesa për rrezikshmërinë në punë, policët paralajmërojnë protesta

Siguria publike në Kosovë vlerësohet e qetë, kërkohet më shumë punë nga policia

Von der Leyen: Marrëveshja Izrael- Iran, një hap i rëndësishëm drejt rivendosjes së stabilitetit

Von der Leyen: Hungaria zgjedh Evropën

Magyar shpall fitoren në Hungari, thotë se u urua nga Orban

Magyar shpall fitoren në Hungari, thotë se u urua nga Orban

CNN Travel: Shqipëria po kthehet në destinacionin e ri të amerikanëve në Evropë

CNN Travel: Shqipëria po kthehet në destinacionin e ri të amerikanëve në Evropë

Sondazhet e nxjerrin fituese opozitën në Hungari

Sondazhet e nxjerrin fituese opozitën në Hungari

Lufta me Iranin i ka kushtuar Izraelit të paktën 11.5 miliardë dollarë

Lufta me Iranin i ka kushtuar Izraelit të paktën 11.5 miliardë dollarë

Auto Draft

Përgatitjet për Lojërat Mesdhetare 2030, sfidë stadiumi

Auto Draft

Konkursi për sekretar Kuvendi, kandidati: Kryetarja pati tendencë ta anulojë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën