Ish-përfaqësuesi politik i UÇK-së, Bardhyl Mahmuti, ka njoftuar se me kërkesë të avokatëve të Pjetër Shalës, ka pranuar të jetë dëshmitar i mbrojtjes në Hagë.
Ai për këtë ka njoftuar përmes një postimi në Facebook. Mahmuti ka thënë se sot do të udhëtojë për në Hagë për procedurat paraprake, ndërsa dëshminë do ta fillojë më 20 shtator.
“Me kërkesë të avokatëve të z. Pjetër Shala, kam pranuar të jem dëshmitar i mbrojtjes në këtë proces gjyqësor. Sot do të udhëtoj për në Hagë, për procedurat paraprake, ndërsa dëshmia ime do të fillojë të mërkurën, më 20 shtator 2023. Ju njoftoj se gjatë qëndrimit tim në Hagë (deri më 23 shtator), do të shmang komunikimin me telefon ose nëpërmjet rrjeteve sociale”, ka shkruar ai.







