Tashmë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen mes Kosovës dhe Sllovenisë U21, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.Kosova luan në udhëtim kundër Sllovenisë, në kërkim të një rezultati pozitiv
.Pak ditë më parë, dy skuadrat u përballen në Prishtinë, ku ndanë nga një pikë pas barazimit pa gola.
Ndeshja mes Kosovës U21 dhe Sllovenisë U21 luhet me fillim nga ora 16:00.Më poshtë mund t’i gjeni formacionet zyrtare për këtë ndeshje.
Sllovenia: Turk, Sparning, Stojanovic, Zec, Kurtovic, Antolin, Markuc, Ticic, Zugelj, Prelec, Matko.
Kosova: Ndreca – Bisinger, Hoti, Kurtulus, Zumberi, Sadriu, Krasniqi, Hoti, Krasniqi, Veliu, Tahiri, Zeqiri.