TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Qeverisë i kërkohet të krijojë strategji për parandalimin e vetëvrasjes

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
​Qeverisë i kërkohet të krijojë strategji për parandalimin e vetëvrasjes

Qendra për Informim dhe Përmirësim Social “Linja e Jetës” po kërkon nga qeveria krijimin e një strategjie gjithëpërfshirëse për parandalimin e vetëvrasjes.

Në Ditën Botërore për Parandalimin e Vetëvrasjes, drejtori i kësaj organizate, Bind Skeja, tha se duhet të identifikohen metodat për intervenim dhe komunitetet të cilat kanë nevojë për intervenim të tillë.

“Si Linjë e Jetës ne vazhdojmë të angazhohemi që disa vite në këtë fushë dhe avokojmë për implementimin e politikave progresive mbi parandalimin e vetëvrasjes. Kjo nënkupton, në nivelin më bazik, që Kosova të ketë së paku një strategji gjithëpërfshirëse për parandalimin e vetëvrasjes. Të identifikohen metodat për intervenim dhe komunitetet të cilat kanë nevojë për një intervenim të tillë. Sidoqoftë, ndonëse kemi pritur qeveri të ndryshme, kjo ende nuk është vu në letër”, tha Skeja.

Tutje, Skeja renditi disa kërkesa lidhur me parandalimin e vetëvrasjes, që sipas tij institucionet duhet t’i zbatojnë sa më shpejtë të jetë e mundur.

“Duke sfiduar edhe një herë pasivitetin politik, ne thërrasim për veprim dhe, edhe këtë vit kërkojmë krimin e një strategjie për parandalimin e vetëvrasjes, institucionalizimin e Linjës së Jetës, reforma progresive dhe komunitare në sistemin e shëndetit mendor. Këto janë vetëm disa kërkesa bazike të cilat duhet të zbatohen sa më shpejtë, si hap i parë që tregon qasje serioze të shtetit karshi fenomenin të vetëvrasjes”, theksoi Skeja për KP.

Po ashtu, drejtori i “Linjës së Jetës, potencoi se pavarësisht kërkesave që i janë adresuar Ministrisë së Shëndetësisë, ato nuk janë realizuar.

Dita Botërore për Parandalimin e Vetëvrasjes ka për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit dhe promovimin e masave parandaluese për zvogëlimin e numrit të vetëvrasjeve dhe përpjekjeve për vetëvrasje në nivel global.

Sipas statistikave globale afërsisht 800.000 njerëz bëjnë vetëvrasje çdo vit.

Në nivel global, 78% e vetëvrasjeve ndodhin në vendet me të ardhura të ulëta ose të mesme, ndërkaq helmimi, varja dhe armët e zjarrit janë ndër metodat më të përdorura të vetëvrasjes në nivel global.

Tags: "Linja e Jetës"Bind SkejaDita Botërore për Parandalimin e Vetëvrasjes
ShareTweet

Postime të ngjashme

Meholli thotë se prioritet kryesor do të ketë furnizimin me ujë, premton ndërtimin e 6 çerdheve

Meholli thotë se prioritet kryesor do të ketë furnizimin me ujë, premton ndërtimin e 6 çerdheve

Meholli: Koalicioni me LDK-në do të sjellë ndryshimin e pushtetit në Vushtrri

Meholli: Koalicioni me LDK-në do të sjellë ndryshimin e pushtetit në Vushtrri

Tensione të larta në Beograd

Jovanoviq: Situata në Serbi ka arritur majat e përshkallëzimit

Auto Draft

Belgjika dëshiron të sjellë të burgosurit në Kosovë, a po shndërrohet vendi në burg evropian?

Raporti i Progresit evidenton moszbatimin e ligjit për kontrollin e duhanit, ankohen qytetarët

“Këndi i Debatit” 06.11.2025

“Këndi i Debatit” 06.11.2025

Shaqiri shkëlqen ndaj rumunëve, dy gola e një asistim kundër FCSB

Shaqiri shkëlqen ndaj rumunëve, dy gola e një asistim kundër FCSB

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën