TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
12 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
12 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Mbi 300 ankesa ndaj institucioneve për mosofrim të qasjes në dokumente publike, AIP shqipton gjoba

nga TËVË 1
10 Shtator, 2023
0
A A
Mbi 300 ankesa ndaj institucioneve për mosofrim të qasjes në dokumente publike, AIP shqipton gjoba

Fushë-Kosova, Gjilani e Shtërpca janë komunat e Kosovës ndaj të cilave Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) ka shqiptuar gjoba këtë vit për mosofrim të qasjes në dokumente publike.

Për të njëjtën arsye, janë gjobitur edhe Universiteti i Prishtinës dhe Ministria e Infrastrukturës.

Ndërsa dy gjoba janë shqiptuar për moszbatim të ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale.

Krenare Sogojeva-Dermaku, komisionere e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, ka thënë se ankesat kanë të bëjnë për mohim të qasjes në dokumentet publike dhe në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale.

“Në fakt numri i gjobave deri më sot, për sa i përket qasjes në dokumente publike janë diku 8 gjoba, 4 prej tyre janë ndaj komunës së Fushë-Kosovës, një është ndaj Universitetit të Prishtinës, respektivisht Fakultetit të Mjekësisë, një gjobë është ndaj komunës së Shtërpcës, një është ndaj komunës së Gjilanit dhe gjoba e fundit është ndaj Ministrisë së Infrastrukturës”, u shpreh Sogojeva për EO.

Krahas kësaj, Sogojeva-Dermaku ka thënë se institucioni që ajo e drejton, këtë vit ka dënuar edhe një biznes dhe Partinë Socialdemokrate për moszbatim të ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale. Kjo e fundit është gjobitur në rastin ku në oborrin e Qeverisë shpalosi peticionin e vitit 2015 kundër Asociacionit të komunave me shumicë serbe, me 205 mijë nënshkrime të qytetarëve.

E sa i përket numri total të ankesave për këtë periudhë kohore janë 243, ku 257 prej janë mbyllur, ndërsa pjesa tjetër është në shqyrtim.

“Në fakt deri më sot në Agjenci sa i përket ankesave ndaj mohimit të qasjes në dokumente publike, respektivisht në mbikëqyrje të zbatimit të ligjit për qasjen në dokumente publike janë adresuar në total 343 ankesa, prej tyre janë mbyll 257 ankesa dhe numri tjetër janë në shqyrtim, po ashtu gjatë këtij viti deri më sot, në dikasterin apo në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale janë parashtruar 88 ankesa dhe prej tyre diku 43 janë mbyllur ndërsa 45 tjera janë në shqyrtim”, ka thënë ajo.

Sogojeva-Dermaku ka thënë se ankesat për qasje në dokumentet zyrtare janë të llojllojshme. Ankesat sipas saj janë kryesisht për vlerësimin e komisioneve në procedurat e rekrutimit për shkak të pakënaqësive

“Ankesat për qasjen në dokumente publike janë prej me të ndryshmeve, duke filluar nga më procedurat e rekrutimit kryesisht i kemi këto vlerësimit e komisioneve në procedurat e rekrutimit për shkak të pakënaqësive që mund të ndodhin në këto procese, i kemi edhe për procese të prokurimit por edhe dokumente të tjera publike të cilat institucionet publike nuk i bëjnë publike në web-faqet e tyre apo në të cilat secili qytetar që dëshiron të ketë qasje edhe kërkon për të kryer një punë të tij apo të saj, pa kufizime, thjesht ankesat në qasje në dokumente publike janë kryesisht këto ndaj dokumenteve të cilat veç duhet me vetiniciativë vetë institucionet t’i bëjnë publike”, u shpreh ajo.

Tags: AIPKrenare Sogojeva-Dermakuqasje në dokumente zyrtare
ShareTweet

Postime të ngjashme

Hidhet mjet shpërthyes në oborrin e një shtëpie në Mitrovicë të Jugut

Një person në Kamenicë gjen marihuanë të fshehur në veturën e tij

KQZ e Kosovës po vëzhgon procesin zgjedhor në Shqipëri

KQZ e Kosovës po vëzhgon procesin zgjedhor në Shqipëri

Haxhiu: Opozita po vazhdon me qasje destruktive dhe bllokuese

Haxhiu: Opozita po vazhdon me qasje destruktive dhe bllokuese

Kadrijaj: Nuk e kemi obligim ne opozita që t’i sigurojmë vota VV-së

Kadrijaj: Nuk e kemi obligim ne opozita që t’i sigurojmë vota VV-së

Vdes një 46-vjeçare pasi u godit nga një veturë

Arrestohet një person i dyshuar për fotografim të votës në Gjirokastër

Erdogan shprehet i gatshëm të pres bisedimet direkte Ukrainë-Rusi

Erdogan shprehet i gatshëm të pres bisedimet direkte Ukrainë-Rusi

Papa bën thirrje për ndalimin e luftës në Gaza dhe Ukrainë

Papa bën thirrje për ndalimin e luftës në Gaza dhe Ukrainë

KQZ publikon shifrat, rreth 33% pjesëmarrja deri në orën 15:00

KQZ publikon shifrat, rreth 33% pjesëmarrja deri në orën 15:00

Sulmet izraelite në Gaza lënë të vrarë të paktën 10 persona, gjysma prej tyre fëmijë

Sulmet izraelite në Gaza lënë të vrarë të paktën 10 persona, gjysma prej tyre fëmijë

Hidhet mjet shpërthyes në oborrin e një shtëpie në Mitrovicë të Jugut

Një person në Kamenicë gjen marihuanë të fshehur në veturën e tij

Kryetari i Bashkisë së Tiranës voton nga paraburgimi

Kryetari i Bashkisë së Tiranës voton nga paraburgimi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X