TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
11 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
11 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Libraritë kushtëzojnë prindërit që përveç fletores së punës të blejnë edhe librin kryesor, AKK paralajmëron masa

nga TËVË 1
9 Shtator, 2023
0
A A
Libraritë kushtëzojnë prindërit që përveç fletores së punës të blejnë edhe librin kryesor, AKK paralajmëron masa

Autoriteti i Konkurrencës së Kosovës ka bërë të ditur se përmes monitorimit kanë vërejtur se shtëpitë botuese të teksteve shkollore janë duke i kushtëzuar libraritë, që përveç fletores së punës t’i detyrojnë prindërit të blejnë edhe librin kryesor.

“Gjatë monitorimit të tregut ka vërejtur se shtëpitë botuese të teksteve shkollore janë duke i kushtëzuar libraritë e këto të fundit prindërit/konsumatorët që përveç fletores së punës detyrohen të blejnë edhe librin kryesor/bazë nga klasa e VI-të deri në klasën e IX-të”, thuhet në komunikatë, përcjell teve1.info

Sipas AKK-së, këto veprime janë në kundërshtim me Ligjin për Mbrojtjen e Konkurrencës.

“Këto veprime janë në kundërshtim me Ligjin për Mbrojtjen e Konkurrencës Nr. 08/L-056, për faktin se ndërmarrjet/shtëpitë botuese kushtëzojnë ndërmarrjet/libraritë me detyrime shtesë krahas furnizimit me fletoret e punës, pranimin e librave/teksteve bazë nga klasa e VI-të deri në klasën e IX-të. Libraritë/pikat shitëse këtë praktikë e kanë zbatuar edhe tek prindërit/konsumatorët duke i kushtëzuar marrjen e obligimeve shtesë që krahas fletores së punës detyrohen të blejnë edhe librin bazë”, thuhet mes tjerash në komunikatë.

Tutje, Autoriteti i Konkurrencës ka kërkuar urgjentisht nga shtëpitë botuese dhe libraritë që t’i furnizojnë me fletore pune nga klasa e VI-të deri në klasën e IX-të.

“Autoriteti i Konkurrencës kërkon urgjentisht që shtëpitë botuese dhe libraritë t’i furnizojnë me fletore pune nga klasa e VI-të  deri në klasën e IX-të, të gjitha libraritë të cilat janë të interesuara t’i kenë në dispozicion këto materiale, me qëllim që konsumatori/prindërit mos të kenë kushtëzime në blerjen e teksteve shkollore dhe fletoreve të punës, por që të njëjtat blerësit t’i kenë në dispozicion.

Autoriteti i Konkurrencës paralajmëron shtëpitë botuese dhe libraritë që nëse nuk marrin masa për të hequr kushtëzimin, jemi të detyruar të veprojmë konform Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës me qëllim të parandalimit të abuzimit me çmime dhe kushtëzimeve në treg, e në përputhje me nenin 37 dhe 49 të Ligjit Mbrojtjen e Konkurrencës, të nxjerrim konkluzion për fillimin e procedurës hetimore dhe të shqiptojmë Masat e Përkohshme (masa administrative)”./teve1.info/

Tags: AKKLibraritështëpitë botuese
ShareTweet

Postime të ngjashme

Shoqata e Kërkim-Shpëtimit dhe Policia nisin operacion për gjetjen e 4 motoristëve në Shtërpcë

UP thotë se hapësirat e këtij institucioni sipas vendimeve në fuqi mund të jepen për shfrytëzim edhe nga palët e treta

IPK-ja gjen dobësi në procesin e gradimit për rreshter

Arrestohet një zyrtar policor nën dyshim për dhunë në familje

Kusari-Lila: Dështimi për kryetar po bëhet qëllimshëm

Kusari-Lila: Dështimi për kryetar po bëhet qëllimshëm

Shoqata e Kërkim-Shpëtimit dhe Policia nisin operacion për gjetjen e 4 motoristëve në Shtërpcë

Emir Sahiti ndihmon Hamburgun të kthehet në Bundesliga 1, asiston në fitoren e thellë

Emir Sahiti ndihmon Hamburgun të kthehet në Bundesliga 1, asiston në fitoren e thellë

UP thotë se hapësirat e këtij institucioni sipas vendimeve në fuqi mund të jepen për shfrytëzim edhe nga palët e treta

Shou e spektakël nga Prishtina 01 në futsall, 20 gola në ndeshjen e fundit

Shou e spektakël nga Prishtina 01 në futsall, 20 gola në ndeshjen e fundit

Shaqiri hetrik për Baselin, titulli i kampionit mund të festohet të dielën

Shaqiri hetrik për Baselin, titulli i kampionit mund të festohet të dielën

Albion Rrahmani shënon pas asistimit të Krasniqit, por Sparta humb në derbi

Albion Rrahmani shënon pas asistimit të Krasniqit, por Sparta humb në derbi

Emërllahu synon titullin me Clujin

Emërllahu shënon golin e dytë sezonal në Rumani

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X