TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
12 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
12 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Digjitalizimi i arsimit, 32 llaptopë në shkollën me mbi 1 mijë nxënës

nga TËVË 1
9 Shtator, 2023
0
A A
Digjitalizimi i arsimit, 32 llaptopë në shkollën me mbi 1 mijë nxënës

Viti i ri shkollor në Kosovë, prej kohësh, nuk nis pa ndonjë sfidë – sivjet ishte sigurimi i teksteve shkollore, vjet ishte greva e mësimdhënësve.

Por, ajo që e përcjell vazhdimisht, është mungesa e digjitalizimit të shkollave në epokën e bumit digjital.

Të dhënat e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit [MASHTI], të publikuara vitin e kaluar në Strategjinë e Arsimit 2022-2026, tregojnë se numri i kompjuterëve në shkollat publike të Kosovës është 9.138, apo mesatarisht 1 kompjuter për 35 nxënës.

Në një konferencë në muajin prill, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka konfirmuar ato dhe ka thënë se Qeveria e tij ka ndarë një buxhet prej 18 milionë eurosh – për një periudhë trevjeçare – për blerjen e pajisjeve digjitale në shkolla.

REL-i pyeti Zyrën e Kurtit se sa shkolla janë pajisur, ndërkohë, me kompjuterë, por nuk mori përgjigje.

Përse është i rëndësishëm digjitalizimi i arsimit?

“Digjitalizimi e bën mësimdhënien dhe mësimnxënien më atraktive dhe është në përputhje me ‘modën e të rinjve’, të cilët janë gjithnjë e më shumë në internet. Atraktiviteti rrit, pastaj, përqendrimin dhe rezultatet e mësimnxënies”, thotë Jonuz Salihu, ekspert i çështjeve të arsimit, për Radion Evropa e Lirë.

REL-i vizitoi këtë javë Shkollën Fillore “Hilmi Rakovica” në Prishtinë, ku mësimi zhvillohet në mënyrë klasike, për shkak të numrit të pamjaftueshëm të pajisjeve kompjuterike. Aty nuk ka pasur ndonjë investim së voni.

Drejtori Skënder Halimi tha se shkolla me 1.276 nxënës ka 32 llaptopë në kabinetin e Teknologjisë Informative.

“Jo të gjithë llaptopët janë funksionalë, pasi janë të modelit të vjetër – të viteve 2012-2013. Këto pajisje i shfrytëzojnë nxënësit për lëndën e Teknologjisë Informative, por edhe arsimtarët dhe mësuesit për nevoja të shkollës”, tha Halimi.

Valbona, e cila ka dy vajza që i ndjekin mësimet në këtë shkollë, thotë se digjitalizimi i teksteve shkollore do të ishte një ndihmesë e madhe për të.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, ajo thotë se, për shkak të peshës së rëndë të librave në çantë, detyrohet që çdo ditë t’i dërgojë dhe t’i marrë vajzat nga shkolla – njëra në klasën e pestë në ndërrimin e paradites, tjetra në klasën e shtatë në ndërrimin e pasdites.

“Digjitalizimi do të ishte shpëtim edhe për vajzat, edhe për mua… Vajzat kalojnë shumë kohë me telefona… Ndoshta do të ishte edhe më atraktive për mësim dhe do ta lehtësonte shkuarjen në shkollë”, thotë Valbona.

Edhe në Këshillin e Prindërve të Kosovës thonë se digjitalizimi i arsimit është një proces i domosdoshëm, meqë mësimnxënia aktuale nuk përkon me epokën digjitale.

“Do të kishim përfitime të mëdha”, thotë kreu i këtij këshilli, Besnik Dragusha. “Do të rritej cilësia, pamja vizuale e teksteve, si dhe do të bëhej përditësimi i tyre me informacione të reja”.

Për më tepër, shton ai, do të rritej ndërveprueshmëria e nxënësve, si dhe bashkëpunimi i tyre me mësimdhënësit.

Rinor Qehaja, drejtor i Institutit EdGuard në Prishtinë, i cili merret me çështje të edukimit, shprehet ngjashëm, por shton se ky proces, njëherësh, është edhe “kompleks”.

“Digjitalizimi nuk nënkupton vetëm kalimin e librave nga të printuara në elektronike, mirëpo kërkon shumë zhvillim, përmirësim të materialeve që duhet të jenë më interaktive”, thotë ai.

Në Kosovë, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave, mbi 94 për qind e ekonomive familjare kanë qasje në internet.

Digjitalizimi i arsimit është ndër pesë objektivat kryesore të Strategjisë së Arsimit 2022-2026, e cila është miratuar në fund të vitit të kaluar.

Në këtë dokument thuhet se gjatë një periudhe 5-vjeçare do të punohet, mes tjerash, në përgatitjen dhe prodhimin e materialeve mësimore digjitale për lëndë dhe klasë të ndryshme, si dhe në furnizimin e institucioneve edukative-arsimore me rrjet cilësor të internetit dhe me pajisje të nevojshme teknologjike.

Për këtë synim janë ndarë 52 milionë euro, nga rreth 323 milionë sa parashihet të jetë kostoja e përgjithshme e strategjisë.

Cilësia e arsimit

Sipas Agjencisë së Statistikave, Kosova ka mbi 300.000 nxënës që ndjekin shkollimin fillor dhe të mesëm në mbi 1.000 shkolla.

Cilësia e arsimit në sistemin parauniversitar të vendit është kritikuar shpesh nga institucionet ndërkombëtare.

Në një raport që ka publikuar Banka Botërore në vitin 2020, është thënë se nxënësit në Kosovë “kanë ngecje të madhe në mësimnxënie”.

Në dy teste të PISA-s më 2015 dhe 2018 – program ndërkombëtar për vlerësimin e nxënësve – Kosova ka dalë gati në fund të listës botërore.

PISA u mbajt edhe në vitin 2022, por rezultatet e këtij testi pritet të publikohen në dhjetor të këtij viti.

 

Tags: Digjitalizimi i arsimitMASHTSkënder Halimi
ShareTweet

Postime të ngjashme

Vdes një 24-vjeçar nga arma e zjarrit, policia po e heton si “vdekje të dyshimtë”

Auto Draft

48 orë, 11 raste të dhunës në familje, pse po ndodhin?

Auto Draft

Kritikohet vendosja e semaforëve në “Pejton”, komuna arsyeton veprimin

Osmani: Kosova e bekuar të ketë në krah Austrinë në rrugën e integrimit euro-atlantik

Osmani: Kosova e bekuar të ketë në krah Austrinë në rrugën e integrimit euro-atlantik

Vdes një 24-vjeçar nga arma e zjarrit, policia po e heton si “vdekje të dyshimtë”

Andoni: Dalja e ulët në votime tregon që qytetarët s’e pëlqejnë ofertën e PD-së e as PS-së

Andoni: Dalja e ulët në votime tregon që qytetarët s’e pëlqejnë ofertën e PD-së e as PS-së

Kreu i KQZ-së thirrje partive politike: Tregoni qetësi dhe vetëpërmbajtje

Kreu i KQZ-së thirrje partive politike: Tregoni qetësi dhe vetëpërmbajtje

Auto Draft

48 orë, 11 raste të dhunës në familje, pse po ndodhin?

Auto Draft

Nga kompania më madhe e tregtimit të Kriptovalutave shprehen të habitur me atë çfarë panë në Kosovë

Auto Draft

Kritikohet vendosja e semaforëve në “Pejton”, komuna arsyeton veprimin

Osmani: Kosova e bekuar të ketë në krah Austrinë në rrugën e integrimit euro-atlantik

Osmani: Kosova e bekuar të ketë në krah Austrinë në rrugën e integrimit euro-atlantik

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X