TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

23 vjet nga hyrja e Shqipërisë në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT)

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
23 vjet nga hyrja e Shqipërisë në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT)

Më 8 shtator të vitit 2000, zyrtarisht Shqipëria i bashkohet Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT). Shqipëria aplikon një regjim liberal tregu. Kurse, Kosova ende nuk është anëtarësuar në këtë organizatë.

Tregtia e jashtme është liberalizuar që në vitin 1990 dhe ndjek standardet e vendosura nga Bashkimi Evropian dhe Organizata Botërore e Tregtisë.

Prej 23 vjetësh ajo është anëtare e OBT-së dhe aplikon regjimin e OBT-së mbi procedurën e licencimit të importit. Si rezultat i liberalizimit të tregut dhe procesit të vazhdueshëm të përafrimit të kuadrit rregullator doganor me standardet e sistemit të BE-së, importi dhe eksporti i mallrave, si rregull i përgjithshëm, nuk varen nga ndonjë autorizim i veçantë.

Marrëveshjet bilaterale ose multiraterale në të cilat Shqipëria është palë, mund të vendosin kuota, ose kërkesa kontrollesh. Gjithashtu, nevoja për pajisje me licencë ekziston në rastin e disa mallrave specifikë me qarkullim të kufizuar brenda vendit siç janë mallrat ushtarake dhe strategjike, materialet radioaktive dhe substancat psikotrope, ilaçet etj.

Shqipëria është angazhuar të liberalizojë regjimin e saj tarifor duke zbatuar një proces të uljes së tarifave,- zbatojë të gjitha angazhimet që rrjedhin nga marrëveshjet mbi Barrierat Teknike në Tregti (TBT) dhe Standardet Sanitare dhe Fitosanitare (SPS);-Kodi Doganor Shqiptar thekson se vlerësimi doganor do të bëhet në përputhje me kërkesat e OBT-së;- Shqipëria është një anëtar i OBPI (Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale) që nga viti 1992 dhe ajo ka njohur disa marrëveshjeve ndërkombëtare në këtë fushë.

Shqipëria është angazhuar për zbatimin e Marrëveshjes TRIPS dhe gjithë legjislacionin për të drejtat e autorit. Shqipëria ka nënshkruar edhe memorandumin përkatës në lidhje me Regjimin e Pronësisë Intelektuale.

Eksporti i mallrave nuk i nënshtrohet ndonjë takse të veçantë eksporti, tarife apo barriere tjetër. Gjithashtu, importi i mallrave nuk i nënshtrohet ndonjë detyrimi taksor importi përveç se detyrimit doganor. Importi i mallrave është subjekt i TVSH dhe disa produkte si duhani, pijet alkoolike dhe lëndët djegëse janë subjekt akcize./kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Këshilli i Sigurimit i OKB-së miraton rezolutën që i kërkon Iranit t’i ndalojë sulmet në Gjirin Persik

Këshilli i Sigurimit i OKB-së miraton rezolutën që i kërkon Iranit t’i ndalojë sulmet në Gjirin Persik

Trump për Iranin: Nuk kemi përfunduar ende

Trump për Iranin: Nuk kemi përfunduar ende

Çmimet e naftës në nivelin më të ulët që nga dhjetori 2021

Vendet e IEA-së bien dakord të lirojnë 400 milionë fuçi naftë nga rezervat strategjike

Flet dëshmitari shqiptar për djegien e autobusit në Zvicër: Një person i hodhi vetes benzinë dhe pastaj i vuri flakën vetes

Flet dëshmitari shqiptar për djegien e autobusit në Zvicër: Një person i hodhi vetes benzinë dhe pastaj i vuri flakën vetes

OVL-UÇK i reagon Speciales: Shumë herë janë shkelur të drejtat e njeriut

OVL-UÇK i reagon Speciales: Shumë herë janë shkelur të drejtat e njeriut

Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen sërish të pafajshëm

Nagip Krasniqi sërish sot para gjykatës, vazhdon seanca për rastin e tenderëve milionësh

AAK: Kurti ka ndikuar direkt në zgjedhjen e bordeve të KRU-ve

AAK mban konferencë për media

​34-vjet nga vdekja e Martin Camajt

​34-vjet nga vdekja e Martin Camajt

Parashikimi i motit për të shtunën

Moti me diell dhe vranësira

Osmani në LDK? Nimani: Abdixhiku e ka obligim t’ia kthejë borxhin

Osmani në LDK? Nimani: Abdixhiku e ka obligim t’ia kthejë borxhin

“InfoNata” 11.03.2026

“InfoNata” 11.03.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën