TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Osmani: Kushtetuta e Kaçanikut i dha drejtim përpjekjes për liri e shtet të pavarur

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Osmani nuk do ta dekretojë Ligjin për Pagën Minimale pa vendim të Kushtetueses

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani thënë se Kushtetuta e Kaçanikut, simbolizon përkushtimin tonë dhe guximin e delegatëve të atëhershëm të Kuvendit të Kosovës për t`i  dhënë drejtimin përpjekjes për liri, demokraci e shtet të pavarur demokratik.

Osmani ka thënë se Kushtetuta e Kaçanikut e miratuar  33- vjet më parë mbetet guri themeltar i plotësimit të idealit për Kosovën Republikë.

“Kushtetuta e Kaçanikut, simbolizon përkushtimin tonë dhe guximin e delegatëve të atëhershëm të Kuvendit të Kosovës për t`i  dhënë drejtimin përpjekjes për liri, demokraci e shtet të pavarur demokratik.  Kjo Kushtetutë, mishëron parimet e barazisë, lirisë  dhe demokracisë dhe mbetet guri themeltar i plotësimit të idealit të brezave për Kosovën Republikë, duke ngërthyer në vete vlerat perëndimore, aspiratë e përhershme e qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Presidentja Osmani.

Presidentja Osmani ka thënë se delegatet dhe delegatët e atëhershëm bënë një nga hapat më të rëndeshim dhe se meritojnë respektin më të lartë.

“Delegatet dhe delegatët e atëhershëm meritojnë respektin më të lartë, sepse me guximin e tyre, aktin më të lartë juridik e shndërruan në njërin nga  hapat më të rëndësishëm të konsolidimit të identitetit të shtetit të ardhshëm të Kosovës”, ka theksuar Presidentja.

Sipas Presidentes Osmani Dita e Kushtetutës së Kaçanikut , duhet të shërbejë si një moment reflektimi dhe nxitje për t`i përmbushur parimet e Kushtetutës sonë.

“Dita e Kushtetutës së Kaçanikut , duhet të shërbejë si një moment reflektimi dhe nxitje për t`i përmbushur parimet e Kushtetutës sonë, sikurse edhe mbrojtjes e afirmimit të vlerave për të cilat është përcaktuar shoqëria kosovare”, ka thënë Presidentja Osmani./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Isni Kilaj niset për në Hagë, të martën shpallet aktgjykimi ndaj tij, Thaçit dhe të tjerëve

Isni Kilaj niset për në Hagë, të martën shpallet aktgjykimi ndaj tij, Thaçit dhe të tjerëve

Ish-ministri Astrit Haraqija në mesin e të arrestuarve në aksionin e Policisë dhe AKI-së

Ish-ministri Astrit Haraqija në mesin e të arrestuarve në aksionin e Policisë dhe AKI-së

Kosova dhe Bangladeshi drejt marrëveshjes për bashkëpunim në fushën e mjedisit

Kosova dhe Bangladeshi drejt marrëveshjes për bashkëpunim në fushën e mjedisit

SHSKUK suspendon katër punonjës për parregullsi në menaxhimin e barnave

Reagime në Izrael për futbollistët e Kosovës që qëndruan me kokën ulur gjatë himnit të Izraelit

Reagime në Izrael për futbollistët e Kosovës që qëndruan me kokën ulur gjatë himnit të Izraelit

“Dardanët” nisën përgatitjet për përballjen me Irlandën

“Dardanët” nisën përgatitjet për përballjen me Irlandën

Zelensky thotë se SHBA-ja i propozoi Ukrainës të lëshojë Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO

Zelensky thotë se SHBA-ja i propozoi Ukrainës të lëshojë Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO

SHSKUK suspendon katër punonjës për parregullsi në menaxhimin e barnave

SHSKUK suspendon katër punonjës për parregullsi në menaxhimin e barnave

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën