TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Umerov emërohet ministër i ri i Mbrojtjes i Ukrainës

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Umerov emërohet ministër i ri i Mbrojtjes i Ukrainës

Ligjvënësit ukrainas kanë votuar për emërimin e Rustem Umerovit në postin e ministrit të Mbrojtjes. Ai vjen në këtë post pas disa ndryshimeve të bëra në këtë ministri, pas shqetësimeve për korrupsion gjatë blerjeve të pajisjeve ushtarake.

Në Parlamentin ukrainas, 338 ligjvënës votuar për emërimin e Umerovit.

Umerov merr drejtimin e Ministrisë së Mbrojtjes pas largimit të Oleksiy Reznikovit, që kishte udhëhequr dikasterin e mbrojtjes që kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës shkurtin e vitit 2022.

Umerov, 41 vjeç, është një politikan nga partia opozitare Holos. Që nga shtatori i vitit 2022, ai ka shërbyer si kryetar i Fondit shtetëror të Pronave. Ai ka qenë i përfshirë në këmbimin e të burgosurve të luftës, të të burgosurve politikë, fëmijëve dhe civilëve, si dhe në evakuimin e civilëve nga territoret e pushtuara. Umerov po ashtu ishte pjesë e delegacionit ukrainas në negociatat me Rusinë sa i përket marrëveshjes së drithërave, të ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, kishte arsyetuar ndryshimet në drejtimin e Ministrisë së Mbrojtjes me nevojën “për një qasje të re” në këtë institucion dhe “forma të tjera të ndërveprimit, si me ushtrinë, ashtu edhe me shoqërinë”./rel

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dy kongresistë nga ShBA të martën vizitojnë Luginën e Preshevës

Dy kongresistë nga ShBA të martën vizitojnë Luginën e Preshevës

Çmimet e naftës bien ndjeshëm pas sinjaleve për marrëveshje SHBA-Iran

Çmimet e naftës bien ndjeshëm pas sinjaleve për marrëveshje SHBA-Iran

Makina përplas për vdekje fëmijën 7 vjeç në Elbasan

Makina përplas për vdekje fëmijën 7 vjeç në Elbasan

Çanak: Veprimet e Kosovës të logjikshme, Kurti lojtar i fortë

Çanak: Qe 40 vite Kosova përdoret për t’i hutuar njerëzit – Serbia ende s’e di se cilën rrugë do e zgjedhë për të ardhmen

Napoli zyrtarizon largimin e trajnerit Conte

Napoli zyrtarizon largimin e trajnerit Conte

Cluji synon sulmuesin e Malishevës

Cluji synon sulmuesin e Malishevës

Dy kongresistë nga ShBA të martën vizitojnë Luginën e Preshevës

Dy kongresistë nga ShBA të martën vizitojnë Luginën e Preshevës

AAK ndryshon emrin e partisë

AAK ndryshon emrin e partisë

Zhegrova vlerësohet për paraqitjen ndaj Galatasarayt

Zhegrova në listën e përforcimeve te Fenerbahçe

Arrestohen dy persona të dyshuar për vjedhjeve të rënda në Obiliq

Arrestohen dy persona të dyshuar për vjedhjeve të rënda në Obiliq

Kreshnik Uka, më i miri i xhiros

Kreshnik Uka, më i miri i xhiros

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën