Katër institucionet private shëndetësore janë identifikuar nga inspektorati që punonin në mënyrë të paligjshme.
Sipas komunikatës së MSH-së, kjo është bërë nuk kuadër të kontrollove që janë duke u zhvilluar.
Institucionet private që punonin pa licencë janë identifikuar në Prishtinë, Pejë, Ferizaj e Fushë-Kosovë.
“Në kuadër të inspektimeve të natyrës specifike ndaj subjekteve për të cilat ka ekzistuar dyshimi i bazuar se ushtrojnë veprimtari të paligjshme, janë identifikuar katër (4) institucione shëndetësore private të cilat kryenin veprimtari të paligjshme, në komuna të ndryshme (Prishtinë, Pejë, Ferizaj, Fushë Kosovë), respektivisht ishin të palicencuara. Inspektorati i Shëndetësisë, sipas autorizimeve ligjore, kanë ndërmarrë veprimet e menjëhershme ndaj këtyre subjekteve që kanë kryer shkelje ligjore duke e cenuar rëndë shëndetin publik”, thuhet në komunikatë./teve1.info/