TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Rishikimi i programeve të akreditimit

Vendim i UP-së, që personeli akademik mos të mund të angazhohet në të dy institucionet përnjëherësh, atë publik dhe privat, po cilësohet si vendim me pikënisje të mirë nga njohës të arsimit. Madje këta të fundit thonë se ky vendim do të ndikojë që të rritet cilësia e studimeve dhe se profesorët do të kenë përgjegjësi dhe përkushtim të plotë ndaj studentëve.

by Lendrina Kodrolli
2 vjet ago
0
A A
Rishikimi i programeve të akreditimit

Viti i ri akademik 2023/ 2024 pritet të fillojë së shpejti.

E derisa universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” s’do ta lejojë më stafin akademik të këtij insitucioni që të angazhohet edhe nëpër kolegje private, kjo nga njohës të arsimit po cilësohet se do të ndikojë pozitivisht në cilësin e arsimit.

Mirëpo sipas tyre në programet e akreditimit pritet të hasin në vështirësi, dhe ata që do të pësojnë nga kjo pritet të jenë studentët.

“Nëse është akreditu program ko me funksionu deri në kohëzgjatje të akreditimit, por me siguri që do të kenë shumë telashe sepse profesorët duhet tash me u përcaktu në publik osë në privat. Nëse është si kanë kërku edhe në universitet që kanë pasoja pë rata që kanë më shumë angazhime se sa që i lejojnë me statut dhe me rregulloren e re me siguri do të ketë probleme, por problemi i madh tashmë është që pritet të pësojnë edhe studentët që veq e kanë regjistru një program nuk kanë mundësi të ndjekin ligjëratat cilësore nga profesorët adekuat”, thotë njohësi i Arsimit, Ismet Potera.

E pas këtij vendimi sipas njohësit të arsimit Ismet Potera, tashmë do të ketë interesim më të madhë për të siguruar staf adekuat e më të përkushtuar në programe.

“Ko me ndiku edhe në ngritjen e cilësisë edhe në atë private dhe atë publike, sepse nëse një mësimdhënës ka më pak angazhime me siguri që nuk do të mungojë edhe përgaditja dhe angazhimi i mirëfillt me studenta, kështu që sa i përket ngritjes së cilësisë ka me ndiku pozitivisht sepse edhe privati tash mendon se ku ta sigurojë një kuadër të tillë i cili për programin që është akredituar do të i dalë zot apo jo apo vetëm ta kemi si emer enin i cili mban landën, osë nuk e mban asnjëherë ndoshta po e mbajnë asistentë”, shtoi ai.

E nga Instiuti Ed Guard vlerësojnë se ky vendim do të kontribojë në të mirë tek UP-ja në sidomos në procesin e akreditimit.

“Do të kontribojë për të mirë UP-së sidomos në procesin e akreditimit, për shkak se ne si monitorues të agjencisë së akreditimit kemi evidentuar se një professor ka qenë i angazhuar në dy ose tre institucione të cilin ka qenë ndoshta si ligjerues dhe nuk e ka deklaruar fare në Universitetin e Prishtinës dhe ndoshta për atë person nuk është akredituar një program i caktuar dhe nuk është pranuar si bartës i atij programi, dhe konsideroj se ky vendim do të mund të i jep programe më të mira UP-së dhe të jetë në konkunshmëri me kolegjet dhe institucionet e tjera”, theksoi Arbisa Shefiku, nga Instituti Ed Guard.

Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës u ka dhënë afat profesorëve deri më 20 shtator të këtij viti të ndajnë mendjen nëse duan të angazhohen në universitetin publik apo në kolegje private.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Policia kërkon ndihmë në identifikimin e të dyshuarave për vjedhje

Policia kërkon ndihmë në identifikimin e të dyshuarave për vjedhje

Nuk dihet saktë numri i mjekëve dhe infermierëve të punësuar gjatë pandemisë

Aktakuzë ndaj mjekut nga Vushtrria, lëshonte raporte të pushimeve mjekësore me para

Çfarë pritet në takimin e LDK-së, deklarimet e disa anëtarëve

Çfarë pritet në takimin e LDK-së, deklarimet e disa anëtarëve

Avokati i Popullit letër Trendafilovës, ngrit shqetësime për proceset në Hagë

Avokati i Popullit letër Trendafilovës, ngrit shqetësime për proceset në Hagë

Policia kërkon ndihmë në identifikimin e të dyshuarave për vjedhje

Policia kërkon ndihmë në identifikimin e të dyshuarave për vjedhje

Nuk dihet saktë numri i mjekëve dhe infermierëve të punësuar gjatë pandemisë

Aktakuzë ndaj mjekut nga Vushtrria, lëshonte raporte të pushimeve mjekësore me para

Çfarë pritet në takimin e LDK-së, deklarimet e disa anëtarëve

Çfarë pritet në takimin e LDK-së, deklarimet e disa anëtarëve

Interi mbetet disa javë pa Calhanoglun

Interi mbetet disa javë pa Calhanoglun

Gjermania kritikon Teheranin, Irani i përgjigjet me akuza për Gazën

Gjermania kritikon Teheranin, Irani i përgjigjet me akuza për Gazën

Babaj nga Prishtina e Re te Milani

Babaj nga Prishtina e Re te Milani

Arbeloa mban stërvitjen e parë i trajner i Real Madridit

Arbeloa mban stërvitjen e parë i trajner i Real Madridit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën