Kryesuesi i Bordit të Trepçës, Bahri Hyseni dyshon se sulmi në oborrin e tij me mjet shpërthyes, ka të bëjë me punën e tij në Trepçë.
Ai këtë e ka bërë të ditur për Tëvë1, ku atje gjatë ditës ka qëndruar gazetari Arton Rama.
Hyseni i ka thënë gazetarit se nuk ka probleme me askënd, ndërsa rrëfimin e tij të plotë mund ta ndiqini në edicionin qendror të lajmeve në Tëvë1 i cili fillon nga ora 20:00.
Dy vetura dhe një pjesë e shtëpisë janë dëmtuar pas këtij shpërthimi i cili për teve1.info është konfirmuar nga Policia e Kosovës.







