TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Serwer: Escobar dhe Hill mendojnë që e kanë çuar Serbinë në perëndim, faktet tregojnë të kundërtën

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Serwer: Dialogu Kosovë-Serbi s’po funksionon

“Amerika favorizon Beogradin. Nuk mendoj se politika e butë ndaj Serbisë zyrtare do të ndryshojë pa presion më të fortë”. Kështu thotë Daniel Serwer, profesor në Universitetin Johns Hopkins në Uashington.

Së fundmi, ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha se nuk mendon se ministri serb i Mbrojtjes Millosh Vuçeviq po përpiqet të destabilizojë rajonin pasi tha se “njohja e Kosovës do të rezultojë dështim për Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut – njësoj siç i ndodhi Ukrainës dhe të gjithë atyre që e promovuan Kosovën si shtet të pavarur”.

Server beson se Hill, duke mos reaguar ndaj deklaratave skandaloze të Vuçeviqit, personifikon qasjen e butë të Amerikës ndaj Serbisë.

“Qëndrimi i Amerikës ndaj Serbisë zbret në një politikë qetësimi. Nuk mendoj se kjo do të ndryshojë përderisa struktura aktuale diplomatike të jetë në Serbi”, tha Serwer në një intervistë për Pobjeda.

HESHTJA E UASHINGTONIT

Ai gjithashtu theksoi se Uashingtoni hesht për shumë gjëra në lidhje me Serbinë: korrupsionin në nivele të larta, kërcënimet serbe për përdorimin e forcës, sulmin ndaj trupave të NATO-s të financuara nga Beogradi, refuzimin e Vuçiqit për t’u angazhuar për zbatimin e marrëveshjes së arritur së fundmi në dialogun me Kosovën.

Duke iu përgjigjur pyetjes se cilat janë arsyet e një qëndrimi të tillë, Server vlerëson se në radhë të parë bëhet fjalë për Hill-in dhe të dërguarin special të SHBA-ve, Gabriel Escobar.

“Përshtypja ime është se si Hill ashtu edhe Escobar janë të bindur se e kanë çuar Serbinë në Perëndim, pavarësisht fakteve bindëse dhe të qarta për të kundërtën. Duket gjithashtu se i japin përparësi Serbisë duke lejuar dërgesat e armëve në Ukrainë” tha Serëer, përcjell teve1.info.

Letra, e cila u nënshkrua këtë muaj nga pothuajse 60 deputetë të rangut të lartë të Evropës dhe Kongresit dhe Senatit të SHBA-së dhe që bën thirrje për ndryshimin e “politikës së butë” ndaj Serbisë në raport me Kosovën, nuk është presion mjaft i fortë, deklaron Serwer.

“Zyrtarët që janë pjesë e legjislativit dërguan një letër. Ata duan një ndryshim dramatik të qasjes aktuale ndaj Serbisë, por nuk ka asnjë indikacion se do ta marrin nga zyrtarët e autoriteteve ekzekutive të SHBA-së dhe BE-së”, vlerësoi ai.

Për këtë, ai beson se do të duhet shumë më tepër presion.

Server beson se nisma “Ballkani i Hapur”, të cilin Ambasadori Hill e promovon hapur, është një nismë e vdekur.

“Nuk mendoj se do t’i ofronte shumë Amerikës. Mbështetja për “Ballkanin e Hapur” ishte pjesë e politikës së butës”, vlerësoi Serwer.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dy të vrarit në Malishevë dyshohet se janë vëllezër

Dyshohet për vrasje të dyfishtë në Malishevë

Krenar Xhaferi: VV po bie, në zgjedhjet e ardhshme do të ketë rritje për opozitën

Krenar Xhaferi: VV po bie, në zgjedhjet e ardhshme do të ketë rritje për opozitën

Rama: Heqja e taksës për tokat bujqësore mbështetje për qytetarët dhe zhvillimin e ekonomisë lokale

Rama: Heqja e taksës për tokat bujqësore mbështetje për qytetarët dhe zhvillimin e ekonomisë lokale

Albian Ajeti i qetë: “Edhe pa gola, unë i ndihmoj shumë skuadrës”

Albian Ajeti i qetë: “Edhe pa gola, unë i ndihmoj shumë skuadrës”

Lorik Emini i pezulluar për dy ndeshje – Rapperswil-Jona apelon vendimin

Lorik Emini i pezulluar për dy ndeshje – Rapperswil-Jona apelon vendimin

Emërllahu në shënjestër të klubit tjetër rumun

Cluji mohon ofertën e FCSB-së për Lindon Emërllahun

Dy të vrarit në Malishevë dyshohet se janë vëllezër

Dyshohet për vrasje të dyfishtë në Malishevë

Rëndësia e ushqyerjes së foshnjes me qumështin e nënës

Rëndësia e ushqyerjes së foshnjes me qumështin e nënës

Krenar Xhaferi: VV po bie, në zgjedhjet e ardhshme do të ketë rritje për opozitën

Krenar Xhaferi: VV po bie, në zgjedhjet e ardhshme do të ketë rritje për opozitën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën