Në rrethana ende të panjohura është djegur një banesë në Vushtrri.
Në raportin 24 orësh të policisë, thuhet që si pasojë e tymit të zjarrit, dy persona kanë pranuar tretman mjekësor.
Teksa njësitet policore kanë bërë evakuimin e banorëve.
Rasti vazhdon në procedurë hetimore, përcjell teve1.info.
“Vushtrri. 30.08.2023 – 10:34. Në rrethana ende të pa panjohura në zjarr është përfshirë një banesë e pa banuar e cila ndodhet në katin e shtatë të një ndërtese. Njësitet policore kanë bërë evakuimin e banorëve, ndërsa zjarrfikësit kanë shuar zjarrin. Si pasojë e tymit të zjarrit, dy persona kanë pranuar tretman mjekësor. Rasti ne procedure hetimore”, raporti i plotë i policisë./teve1.info/.