TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Ballkani gati të shkruaj historinë, për herë të dytë radhazi

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Ballkani humb në “Fadil Vokrri” dhe eliminohet nga Liga e Konferencës
Kampionët e Kosovës Ballkani janë 90 minuta larg fazës së grupeve të Ligës së Konferencës. Pas fitores 4:1 në ndeshjen e parë, krejt çka i duhet skuadrës nga Suhareka është të ruajnë avantazhin prej 3 golave në ndeshjen e kthimit ndaj Bate Borisov.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Varosi” në Mesokovesdi qytezë në veri të Hungarisë për shkak se UEFA i ka ndaluar klubet bjelloruse të luajnë në vendin e tyre dhe janë të obliguar të luajnë në teren neutral. Ballkani e dominoi në mënyrë absolute ndeshjen e parë në Prishtinë duke I lënë kundërshtarit shumë pak hapësira për të vepruar duke bërë një paraqitje spektakolare.

Forma e mirë që po kalon skuadra e drejtuar nga Ilir Daja është një element më shumë që qëllimi është afër të arrihet. Për sa i përket lojtarëve të lënduar, Qëndrim Zyba ka udhëtuar me ekipin në Hungari dhe do të rivlerësohet gjendja e tij fizike para ndeshjes për të parë nëse është i gatshëm për të luajtur.

Në listë për këtë ndeshja është futur edhe përforcimi i ardhur së fundmi, Arb Manaj, i cili do të jetë një opsion më shumë për sulmin e portokallezinjve. Siç edhe bënë zakonisht, Daja nuk pritet të bëjë ndryshime rrënjësore në formacion për dallim nga ndeshja e kaluar dhe mund ta shohim 11-shen startuese sikurse ajo në Prishtinë.

Për trajnerin nga Tirana do të ishte hera e 3-të që shkon në fazën e grupeve me një skuadër, diçka që nuk e ka bërë asnjë trajner shqiptar më parë. Aq më tepër statistikat flasin në favor të tij, pasi në fazën kualifikuese në Europë ka 11 fitore, dy barazime dhe dy humbje.

Ballkani ka pësuar vetëm 1 humbje në garat evropiane këtë sezon, atë nga Ludogorets në udhëtim që ishte një mësim i mirë për atë se si duhet të luaj në ndeshje të tilla dhe gabime të ngjashme si në Bullgari nuk tolerohen.

Ndeshja ndërmjet Bate Borisov dhe Ballkanit luhet të enjten duke filluar nga ora 20:00 dhe vjen në transmetim të drejtpërdrejt në ekranin e SuperSport.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Futsall, Kosova publikon listën

Futsall, Kosova publikon listën

Vinicius deri më 2030 te Real Madridi

Vinicius Junior po transferohet në Premier League

Trajneri Tekke kërkon blerjen e Muçit

Muçi edhe një javë jashtë fushe

Harry Kane i gatshëm për Real Madridin

Harry Kane i gatshëm për Real Madridin

Nimani: Takimet për presidentin për humbje kohe, Kurti e përjashtoi LDK-në nga marrëveshja

Nimani: Takimet për presidentin për humbje kohe, Kurti e përjashtoi LDK-në nga marrëveshja

Rambaja sheh sinjale për një marrëveshje LVV-LDK, thotë se opozita duhet ta propozojë presidentin

Rambaja sheh sinjale për një marrëveshje LVV-LDK, thotë se opozita duhet ta propozojë presidentin

“InfoNata” 06.04.2026

“InfoNata” 06.04.2026

Kulla: Palestina do të njihet si shtet, me monitorim e garanci ndërkombëtare sikurse Kosova

Kulla: Trump po shfaq nervozizëm – Hormuzi i pakontrollueshëm

“Matrix” 06.04.2026

“Matrix” 06.04.2026

PDK mban konferencë për media

Protesta e studentëve në Shkup-PDK: E drejta për arsimim e vlerësim në gjuhën amtare, e garantuar me ligj

6 prilli i ‘99-ës në Kuçicë, fillimisht i vranë burrat e më pas i plaçkitën gratë

6 prilli i ‘99-ës në Kuçicë, fillimisht i vranë burrat e më pas i plaçkitën gratë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën